Champions Milan-Barca ne cerekfinale
Shorti të Nion të Zvicrës ka rezervuar të paktën një përballje “big” në fazën çerekfinale të Champions League. Goglat, të cilat lejonin çdo lloj përballjeje të mundshme nuk janë treguar aspak bujare me Milanin, që do të ketë përballë kampionët e Europës dhe botës në fuqi, Barcelonën.
Në këtë mënyrë, kuqezinjtë e Alegrit do të përballen sërish me yjet katalanë gjatë këtij edicioni, ku më parë kishin luajtur në Grupin H. Sfida e parë në grupe në “Kamp Nou” përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në ndeshjen e kthimit në “San Siro” “blaugranat” triumfuan 3-2, duke u marrë edhe vendin e parë.
Mjaft interesante do të jetë edhe përballja ndërmjet Benfikës dhe Çelsit, ndërkohë që shorti I ka buzëqeshur Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, që do të kenë si kundërshtarë përkatësisht APOEL Nikozian dhe Olimpik Marsejën. Ndeshjet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 27 dhe 28 mars, ndërsa takimet e kthimit më 3 dhe 4 prill.
Në shirton e Nionit është përcaktuar edhe skema e ndeshjeve në gjysmëfinale, ku fituesi I çiftit Marsejë-Bajern do të ndeshet me fituesin e çifti Apoel-Real Madrid. Ndërsa fituesi I çiftit Benfika-Çelsi do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesen e çiftit Milan-Barcelona. Kjo bën që derbi spanjoll, “Klasikja” Barcelona-Real Madrid të mund të luhet vetëm në finalen e 19 majit në “Alianz Arena”. Gjithmonë nëse këto dy skuadra do të arrijnë të kualifikohen.