E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgenjimi i Mancesterit reagimet pas lamtumires nga Europa League

Duhej të ishte kryeqyteti europian i këtij sezoni, megjithatë Mançesteri ka regjistruar një zhgënjim të plotë në aktivitetet ndërkombëtare. Pas eliminimit nga faza e grupeve në Champions League, dy skuadrat angleze nuk arrijnë të përmbysin humbjet në ndeshjet e para të 1/8-ave në Europa League dhe I kanë dhënë lamtumirën aktivitetit të dytë për nga rëndësia në kontinent.Pas humbjes 3-2 në “Olld Traford”, Mançester Junajtid u mposht 2-1 edhe në fushën e Atletikos së Bilbaos, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 5-3 dhe natyrshëm që Aleks Ferguson është i zhgënjyer. Gjithsesi, tekniku I “Djajve të Kuq” vlerëson spanjollët e Bielsas.
“Pësuam gol nga një top i gjatë dhe akoma nuk arrij ta besoj sesi një skuadër angleze mund të pësojë rrjeta të tilla. Gjithsesi, Bilbao krijoi një volum loje të jashtëzakonshëm, të cilës I shtohet edhe kualiteti që ka kjo skuadër. Në këtë moment ata po paraqesin një futboll mjaft të bukur dhe mendoj se i kanë shanset të shkojnë deri në finalen e Europa League dhe të fitojë”.
Në anën tjetër, Mançester Siti fitoi 3-2 përballë Sportingut të Lisbonës, por skuadra e Roberto Mançinit u eliminua nga Europa League. Sfida përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 3-3, por portugezët u kualifikuan falë golave në fushën kundërshtare. Trajneri i “sitizëns” bëri një autokritikë, duke I kërkuar falje tifozëve.
“Mund të kem bërë disa gabime, pasi menduam që pas asaj fitoreje bindëse me Porton përballë Sportingut do ta kishim më të thjeshtë. Për këtë arsye u kërkoj falje tifozëve. Tashmë na ka mbetur vetëm gara për titullin kampion dhe mund ti përqendrojmë të gjitha forcat tona në kampionat”
Mançini bëri edhe shaka duke thënë se Siti ndoqi shembullin e rivalëve të Junajtid, e për këtë arsye u eliminua nga Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›