Milan-Barcelona nje nga perballjet me klasike te kupave te Europes

Mes tyre ka pasur 11 përballje deri më tani, një histori e shkruar më së shumti vonë, në 20 vitet e fundit, por me faqen e parë që daton prej vitit 1960. Pra një Milan-Barcelona natyrshëm që ka shije krejt klasike, duke qenë një nga duelet më të fortë dhe të shpeshtë në kupat europiane, i lënë prapa vetëm nga duele të tillë si Milan-Real Madrid apo Real Madrid-Bajern.
Hera e parë që skuadrat u ndeshën ishin në Kupën e Kampionëve më 1959-1960 dhe katalanasit dolën fitues pa diskutuar asgjë, duke fituar 2-0 në “San Siro” dhe 5-1 në fushën e tyre.
U desh të kalonin 34 vjet që fati t’i vendoste përballë, këtë herë në finalen e Championsit të luajtur në Athinë. Skuadra katalanase e Krujfit ishte favorite, por ndodhi krejt e kundërta e asaj që ishte besuar dhe parashikuar. Fabio Kapelo fitoi këtë luftë epike, në stolin e një Milani ndoshta jo aq spektakolar sa ai i Sakit, por me një përvojë të jashtëzakonshme. Rezultati nuk la vend për komente, ai ishte 4-0.
Sërish kaluan shumë vjet dhe në 2000-2001 në fazën e grupeve në Champions, këto ekipe luajtën edhe dy takime të tjerë. Milani fitoi 2-0 në “Kamp Nou” ndërsa ndeshja e dytë doli barazim 3-3. Edhe një tjetër përballje grupesh ndodhi 4 sezone më vonë, pikërisht atëherë kur Milani arriti finalen e Stambollit dhe e humbi atë pabesueshmërisht ndaj Liverpulit.
Milani fitoi 1-0 në fushën e tij, ndërsa Barça u përgjigj me një fitore 2-1 në “Kamp Nou”. Ndërsa historisë nis e i vjen fundi, në radhë kemi duelin në gjysmëfinale më 2006, përballje fituar nga Barcelona e Rajkardit me një gol të Zhylisë në Milano, por pati dyshime për anulimin e një goli të Shevçenkos në kthim.
Së fundi, dy takimet e këtij sezoni në grup, me barazimin 2-2 në Barcelonë dhe fitoren 3-2 të kampionëve të Europës në Milano.
Në 11 ndeshje, Barça ka fituar 5, Milani 3 dhe 3 kanë dalë barazim. Golaverazhi është 18-16 për katalanasitr dhe kualifikimet 2-1 po për ta.