E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo ne Londer 2012

Ylli brazilian, Ronaldinjo është përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses olimpike të Brazilit, Mano Menezes. Drejtuesi I stolit “seleçao” ka publikuar listën e 52 kandidatëve, të cilët konkurojnë për një vend në përfaqësuesen që do të luajë në Lojrat Olimpike, “Londër 2012”.
Sipas rregullave, vetëm tre futbollistë me moshë më të lart se 23 vjeç kanë të drejtë të aktivizohen në ekipin olimpik, ndërsa mes futbollistëve të afirmuar, përveç Ronaldinjos në listën e Menezes janë edhe portieri i Interit Zhulio Sezar, mbrojtësi I Milanit, Tiago Silva, Dani Alvesh i Barcelonës, si dhe mbrojtësi i Çelsit, David Luiz.
Trajneri i Kombëtares karioka shpreson se këta futbollistë do ti ndihmojnë yjet e rinj si Nejmar, Ganso apo Pato, për të triumfuar në Olimpiadë, turne, që Brazili nuk e ka fituar kurrë. Në të kaluarën, Ronaldinjo ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, ku Brazili fitoi medaljen e bronzit.
Ndërkohë, jashtë skuadrës me kandidatë për skuadrën olimpike kanë mbetur dy emra të tjerë të mëdhenj të “seleçaos”, Kaka dhe Robinjo. Të dy këta lojtarë kanë humbur edhe vendin në Kombëtaren “A”, pasi ata nuk janë grumbulluar në ndeshjet e fundit të Brazilit.
Në javën e parë të qershorit, lista do të zvogëlohet deri në 35 emra, ndërsa kontingjenti përfundimtar me 18 lojtarë do të bëhet publik më 6 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›