E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola komenton shortin ndaj Milanit

Shorti ishte më i forti i mundshëm, me përjashtim të Realit të Madridit. Fati i Barcelonës këtë sezon në Champions ishte edhe një herë Milani dhe trajneri i saj, Pep Guardiola e pranon atë ashtu siç i vjen. Nuk mund të jetë ndryshe në këtë kompeticion.
 “Ja pra, që shorti qëlloi i tillë. Nëse duam që të jemi kampionë të Europës, duhet të mundim ekipet më të mirë, duhet të luash me më të mirët. Kështu ka qenë gjithë këta 3 vjet dhe nuk mund të ketë përjashtim. Fillimisht, Bajern, Çelsi dhe Junajtid, pastaj na eleminoi Interi në gjysmëfinale, ndërsa vjet kaluam Arsenalin, Shahtarin, Realin dhe Junajtid. Për të ruajtur titullin duhet të kalojmë më të mirët dhe pa dyshim Milani është një nga më të mirët”, u shpreh ai.
Elemimi i thuajse të gjitha skuadrave angleze nga Europa shkaktoi habi, por Pep sërish i vlerëson.
Në vlerësimin e Guardiolës “skuadrat angleze vazhdojnë të jenë ndër më të fortat, por ndodh që edhe eleminohesh edhe kur luan me skuadra të një kampionati më të vogël. Junajtid u eleminua nga njëra prej skuadrave më të mira në Europë, Bilbao. Kjo tregon se kampionati ynë spanjoll është shumë i fortë”. Së fundi, tema “Abidal”, pasi francezi do të bëjë transplant mëlçie.
“E rëndësishme është që ai të bëhet më mirë. Ai nuk është mirë dhe duhet të mjekohet nga doktorët. Kjo është kryesorja. Si futbollist ai është i pazëvendësueshëm. Nuk kemi asnjë tjetër me personalitetin dhe kapacitetin e tij. Nuk ka tjetër si ai, na jep mundësi stategjike që nuk i jep askush tjetër. Por, të gjitha këto janë sekondare”, vuri në dukje trajneri.
“San Siro” do të jetë arena e parë e një spektakli që është luajtur shpesh në Europë përgjatë viteve. Spektakël që i jep kuptim kupave kontinentale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›