Dërgata e BE-së takime të veçanta me Ramën dhe Berishën
27/05/2010 Përfaqësuesja e Fules mbërrin në Shqipëri për një vizitë informimi
Mësohet se në tryezat e bisedimeve nuk është propozuar draftmarrëveshje
Me një axhendë të ngjeshur takimesh është shoqëruar dje vizita e grupit të ekspertëve të BE-së, ku janë përfshirë takime me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, takime të veçanta me Kryeministrin Berisha dhe kryetarin e PS-së Rama. Biseda me të dy palët mësohet të jetë zhvilluar në draftin politik. Takimet kanë qenë mjaft të mbyllura për median, por gjithsesi burime brenda takimit bëjnë me dije se ekspertët kanë dëgjuar mendimet e palëve dhe nuk kanë paraqitur ndonjë draft në tryezë. Ndërkohë që bisedimet do të vijojnë dhe gjatë ditës së sotme në nivel ekspertësh të të dyja palëve, ku do të shikohet dhe legjislacioni shqiptar, që ka të bëjë me hapjen e kutive të votimit dhe rinumërimin e votave siç kërkon opozita.
Ambasadorët dhe Berisha
Ka qenë ora 15.30 kur dërgata e Brukselit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, dhe në përbërje të saj ka qenë Jana Sindelkova zv/shefja e kabinetit të komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule dhe Terkel Petersen, i cili mbulon Shqipërinë në Sekretariatin e Këshillit të BE-së. Përgjatë ditës së djeshme është folur dhe për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi nga Komisioni i Venecias, por më pas është mësuar se eksperti i këtij institucioni do të jetë prezent në vendin tonë në një kohë tjetër. Fillimisht grupi i ekspertëve ka ndaluar në selinë e Komisionit Evropian në Tiranë, ku ka zhvilluar një takim me ambasadorët e BE-së të akredituar në vendin tonë. Ambasadori i KE-së në vendin tonë, Helmut Lohan, ai i Spanjës, Emanuel Montobio, dhe ambasadori i SHBA-së, Xhon Uithers, kanë qenë pjesë e këtij takimi. Rreth orës 18.30 përfaqësuesit e BE-së për zgjidhjen e krizës janë drejtuar në selinë e Këshillit të Ministrave, ku janë pritur nga vetë Kryeministri Berisha. Biseda ka zgjatur për rreth dy orë, dhe ekspertët kanë dëgjuar pretendimet e të djathtëve në lidhje me këtë çështje.
Takimi në Bashki
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka preferuar t’i presë të dërguarit e BE-së në zyrën e kryetarit të Bashkisë rreth orës 21 të mbrëmjes së djeshme. Edhe këtu, me gjithë interesimin e medias, pjesëmarrësit kanë qenë shumë të rezervuar në lidhje me detajet e takimit, por gjithsesi mësohet se dhe në këtë takim është dëgjuar pjesa politike e çështjes së rinumërimit të kutive të votimit. Delegacioni i BE-së pritet të vazhdojë takimet dhe ditën e sotme deri në mesditë dhe më pas do të niset sërish drejt Brukselit për të raportuar dhe pse jo për të sugjeruar një zgjidhje për çështjen e krizës në Shqipëri. Takimi pason darkën e Strasburgut të para disa ditëve, ku Shqipërisë iu la një afat dyjavor për të gjetur një rrugëzgjidhje në lidhje me ngërçin politik në vend. Pas këtij takimi opozita u kthye me kohë të plotë në Parlament, ndërsa tonet politike janë ulur së tepërmi nga të dy krahët.