Rusia kundërshton vendosjen e raketave “Patriot” në Poloni
27/05/2010 Shqipëria i ofroi NATO-s territorin e saj për planin antiraketë
Rusia ka kundërshtuar dje vendosjen e raketave “Patriot” në Poloni, në kuadër të planit antiraketë. Ministria e Jashtme ruse është shprehur dje se nuk e kupton logjikën pas marrëveshjes amerikano-polake për dislokimin e raketave “Patriot” në Poloni. Autoritetet polake thanë muajin e kaluar se raketat do të stacionohen në qytetin Morag, rreth 65 kilometra nga rajoni i Kaliningradit në Rusi. Ata thanë se raketat “Patriot” do të qëndrojnë aty për një periudhë të shkurtër, ndërsa personeli ushtarak amerikan stërvit ushtarët polakë që të përdorin sistemin. Administrata e ish-presidentit George Bush ra dakord të dislokonte përkohësisht raketat “Patriot” në Poloni, si shpërblim ndaj miratimit nga Varshava të vendosjes aty të një pjese të sistemit të mbrojtjes nga raketat. Presidenti Barak Obama e ndryshoi projektin e ish-presidentit Bush vitin e kaluar, por ra dakord të vazhdojë përgatitjet për dislokimin e raketave “Patriot” në Poloni. Ndërkohë që pritej një reagim i tillë nga Rusia, ka qenë Shqipëria ajo që i ka ofruar SHBA-ve dhe NATO-s territorin e saj për bazat antiraketë në rajon. Në një kohë që vende të tilla, si: Polonia, Çekia apo Rumania janë nën ndikimin e fortë rus, Shqipëria është jashtë këtij ndikimi jo vetëm për shkak të pozicionit gjeografik, por dhe për shkak të politikave properëndimore dhe proamerikane që janë ndjekur në këta 20 vjet. Ishte vetë Kryeministri Berisha, ai i cili ia bëri këtë ofertë shefit të NATO-s, Rasmussen, gjatë një vizite që ai kreu në Shqipëri. Ndërkohë që oferta është duke u shqyrtuar si nga strukturat e larta të NATO-s, ashtu dhe nga Departamenti i Shtetit.