Kolegji i Komisionerëve evropianë miraton rekomandimin
27/05/2010 Përshpejtohen hapat për procesin e liberalizimit të vizave me BE-në
Kolegji i Komisionerëve Evropianë ka miratuar dje rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Në mbledhjen e Kolegjit, mësohet se rekomandimi në fjalë u miratua pa asnjë diskutim. Kolegji i Komisionerëve miratoi rekomandimin në adresë të Komisionit Evropian për t’i hequr vizat Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Por vendimi përmban disa rekomandime, të cilat vendi ynë duhet të përmbushë. Bashkimi Evropian dëshiron që para se të merret vendimi final, Shqipëria duhet të zhvillojë një politikë dhe strategji për të mbështetur riintegrimin e shqiptarëve të riatdhesuar, nevojitet forcim i kapaciteteve të zbatuesve të ligjit dhe zbatimin efikas të kuadrit ligjor për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe kërkohet zbatimi efikas i ligjit të ri antimafie. Megjithatë, këto kritere pritet të përmbushen nga Qeveria shqiptare deri në momentin e marrjes së vendimit final. Heqja e vizave për qytetarë shqiptarë, që posedojnë pasaporta biometrike, do të shpallet zyrtarisht në vjeshtën e këtij viti. Në fund të tetorit, me botimin në Fletoren Zyrtare do të marrë fuqi ekzekutuese, çka do të thotë se kjo është dhe data më e mundshme kur shqiptarët do të dalin lirisht për në vendet e BE-së. Propozimi i Komisionit Evropian pritet të shpallet publikisht në Samitin e Ministrave të Jashtëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sarajevë më 2 qershor 2010. Sipas gjasave, jashtë procedurës legjislative, pritet që gjatë qershorit, gjatë takimeve të parashikuara, përkatësisht ministrat e Brendshëm dhe ministrat e Jashtëm mund të mbështesin politikisht procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, ndërsa zbatimi konkret në fund të tetorit të këtij viti.