E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të paraqitet sigurimi i ofertës në masën 2% të vlerës

27/05/2010 Këshilli i Ministrave ndryshon vendimin për Prokurimet Publike

Njoftimi do të botohet në të paktën një gazetë ndërkombëtare

Qeveria ka vendosur që autoriteti kontraktor duhet të dërgojë në Agjencinë e Prokurimeve Publike për botim në Buletinin elektronik të Njoftimeve Publike dhe publikim në faqen e internetit të APP-së çdo njoftim për procedurën e hapur, të kufizuar, me negocim me shpallje paraprake të njoftimit, kërkesë për propozim, konkurs projektimi, si dhe shërbime konsulence për kufirin e ulët monetar. Në procedurat e prokurimit, që zhvillohen me mjete elektronike, hedhja e njoftimit të kontratës në sistem bëhet nga vetë autoritetet kontraktore. Në këtë vendim thuhet se në llogaritjen e vlerës së fondit limit, kur do të lidhet marrëveshje kuadër, do të përfshihet vlera e të gjitha kontratave që mund të lidhen brenda afatit të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë ofertuesit ose kandidatët e kualifikuar duhet të paraqesin sigurimin e ofertës, në vlerën 2% të vlerës limit të përcaktuar në dokumentet e tenderit. Në dokumentet e tenderit duhet të parashikohet një periudhë vlefshmërie, bazuar në kohëzgjatjen e mundshme të procedurës. Sigurimi i ofertës duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndërkohë tërheqja e ofertave nga ofertuesit e klasifikuar i dyti e me radhë, pas klasifikimit nuk ndikon në vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së prokurimit nga autoriteti kontraktor. Sipas vendimit, shpallja e njoftimit në faqen e internetit të APP-së do të bëhet publike ditën e nesërme të punës nga dita e hedhjes së njoftimit në sistem. Një përmbledhje e njoftimit të kontratës për kufirin e lartë monetar do të botohet edhe në të paktën një gazetë ndërkombëtare, me shpërndarje të gjerë në Evropë. Vendimi i miratuar dje, saktëson se autoriteti kontraktor dërgon për botim njoftimet e fituesit, si dhe njoftimin e kontratave të lidhura jo më vonë se 5 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Në procedurat e prokurimit që zhvillohen me mjete elektronike, hedhja në sistem e njoftimit të fituesit dhe njoftimi i kontratës së lidhur bëhen nga vetë autoritetet kontraktore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›