E Diel, 1 Nëntor 2026

Dërgesat e emigrantëve, dhjetëfishohen që nga viti 2000

 

Sipas Ministrisë së Punës, vetëm nga Italia, vendi ynë merr rreth 6 miliradë euro në vit nga emigrantët

Nga viti 2000 janë dhjetëfishuar dërgesat në para nga emigrantët. Ndërsa dërgesa e emigrantëve nga Italia, arrin në shumën 6 miliardë euro për një vit. Këtë e deklarojnë burime zyrtare të Ministrisë së Punës, sipas të cilave, Shqipëria, vetëm për një vit, ka përfituar shumën prej 143.660.000 milionë euro nga emigrantët dhe kjo vetëm për emigrantët legalë në Itali, pa llogaritur dërgesat e atyre, të cilët qëndrojnë në mënyrë klandestinë në Itali. “Që nga viti 2000, dërgesat e parave nga emigrantët, janë dhjetëfishuar. Vetëm para një viti, emigrantët shqiptarë në Itali, kanë dërguar në shtëpitë e tyre një shumë të ardhurash nga shteti italian, prej 143.660.000 milionë euro, dhe kjo shumë i rendit ata të 5-ët në radhë, për nga dërgesat e parave, pohojnë burimet pranë Ministrisë së Punës dhe Zyrës së Emigracionit”, duke shtuar se, këto shuma, përfaqësojnë vetëm paratë që kaluan përmes kanaleve zyrtare (banka, posta, agjenci), të qëmtuara nga Zyra Italiane e Këmbimeve. Për të pasur një vizion të së tërës, duhet pasur parasysh edhe një pjesë e konsiderueshme e kursimeve që shkon në vendet e origjinës përmes familjarëve, të njohurve, apo përmes ndërmjetësve jo të regjistruar, theksojnë burimet pranë zyrës së punës. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, studiuesit flasin për 3 milionë rezidentë të huaj në Itali, në 2007-n, duke vlerësuar se secili syresh, mesatarisht, transferoi 2 mijë euro në vendin e origjinës. Sidoqoftë, duke marrë parasysh praninë reale të të huajve të rregullt, por që nuk janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile (sipas caritas, 4 milionë), që edhe ato dërgojnë para, kjo shumë do të ulej ndjeshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›