E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor, përplasen 3 makina

 

ELBASAN- Një parakalim e gabuar i një automjeti ka përplasur tre makina, si pasojë janë plagosur pesë veta dhe njëri prej të plagosurve ka vdekur. Burime nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Paulesh në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Po sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sepse një prej automjeteve të përplasura ka parakaluar në mënyrë të gabuar. Automjetet e përplasura kanë qenë me targa të huaja, përveç njërës ecila ishte ma targa të Lushnjes. Deri tani ende nuk dihet se cila prej tyre ka qenë shkaktare, por policia po heton për identifikimin e autorit të tragjedisë. Më pas në vendngjarje ka shkuar ambulanca dhe të plagosurit janë çuar në spital. Sipas burimeve spitalore tre prej të aksidentuarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Pas shoqërimit të të plagosurve në spital policia ka rihapur qarkullimin në këtë zonë, që të mos pengohet udhëtimi i automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›