INSTAT: papunësia në shifra të larta
Instituti i Statistikave në Shqipëri ka publikuar një raport në lidhje me papunësinë. Niveli i të papunëve në Shqipëri është i lartë, pavarësisht programeve të nxitjes së punësimit të ndërmarra nga Zyra e Punësimit. Megjithatë vlen për t'u theksuar se llogaritja e numrit të papunëve në Shqipëri është bërë në bazë të regjistrimit të kësaj kategorie në zyrat rajonale të punësimit.
Sipas raportit të INSTA-it 13.2 përqind e popullsisë nuk ka një vend pune, për të siguruar të ardhurat e përditshme, sipas regjistrimeve janë 142 mijë të papunë në shkallë vendi. Ky numër është shumë herë më i lartë dukë pasur parasysh se jo të gjithë regjistrohen në zyrat e punësimit dhe nuk janë të përfshirë në regjistrim ata që jetojnë në fshat, sepse për ta nuk ka asnjë të dhënë. Megjithatë sektori i bujqësisë ka në masën 100 përqind numrin e të punësuarve. Pavarësisht se është folur shumë dhe është deklaruar shumë nga ana e qeverisë për uljen e papunësisë në vend, situate nuk ka ndryshuar shumë. Në 2007 mësohet se numri i të papunëve u ul vetëm në dy mijë vetë.