PS mbrojtja e biznesit te mitmarrjes

Kuvendi i Shqiperise votoi dy nisma te rendesishme per te drejten e prones Ligjin per kthimin dhe kompensimin e prones dhe ligjin per mbrojtjen e investimeve te huaja. Lepujt e Partise Socialiste u urdheruan jo vetem te deformojne thelbin e nismave ne procedurat parlamentare nepermjet diskutimeve patetike por pas dhjete oreve intensive seance parlamentare te bojkotojne votimin.
Arsyeja eshte fare e thjeshte. Qellimi i dy nismave dhe programi i mazhorances bie ndesh me moralin aktual te lepujve te Partise Socialiste. Mazhoranca synon te mbroje pronarin e ligjshem dhe interesat e ligjshme te individit paralelisht me interesin publik. Mazhoranca synon te krijoje nje situate te sigurt ne tregun e pronave dhe perfundimin e periudhes transitore ne te cilen kane perfituar lepujt e Partise Socialiste. Morali i Edi Rames eshte bashkepunimi i ngushte me Tan Leprin per gjetjen e pronareve me dokumente te falsifikuara dhe per kryerjen me ta te transaksioneve korruptive me 20. Edi Rama nepermjet Tan Leprit eshte i vendosur te shtrengoje deri ne nevoje ekstreme investitoret te paguajne 100 milione euro per te mbrojtur pasurine nga demtimi i rende dhe i pashmangshem me menyra te tjera per te perballuar rrezikun real dhe te castit qe kercenon pasurine e tyre.
Kjo mazhorance eshte e vendosur te krijoje dhe te percjelle imazhin e nje Shqiperie ku shteti tregohet aktiv per te mbrojtur pronen e ligjshme dhe investimet e huaja si nje mjet i qenesishem per mbrojtjen e ekonomise se vendit.
Lepujt e Partise Socialiste anatemojne permbajtjen e ligjeve te miratuara dhe te nismave te ndermarra nga kjo mazhorance sepse Edi Rama nepermjet Tan Leprit dhe seksereve te tjere te tij jane te vendosur te lulezojne biznesin e mitmarrjes nepermjet pronareve fiktive dhe nepermjet transaksioneve investuese te paligjshme. Kjo situate nuk mundet me te vazhdoje dhe mazhoranca eshte votuar nga shqiptaret jo vetem per te mos u pajtuar me kete lloj morali jo vetem per te denoncuar kete situate dhe autoret e saj por mbi te gjitha per te miratuar ligje per te rikthyer besimin e publikut tek forca e ligjit dhe per ti thene lsquostop krijimit te skemave mafioze gjobevenies me 20 dhe ngritjes se strofullave 35-kateshe te Leprit te Rames me fatura 100 milione euro per investitoret.