E Diel, 1 Nëntor 2026

Tajvani Ruli Rama shiti truallin me 100 euro metrin katror

Ish-ministri i Ekonomise hedh drite mbi aferen korruptive te Rames me Tajvanin

Gjate kohes qe drejtoi ministrine e Ekonomise mundi te krijonte nje bilanc te pasur privatizimesh strategjike dhe jo kontratash te medha e te vogla. Por duket se molle sherri eshte bere vetem nje privatizim ish-ekspozita Shqiperia sot si dhe disa kontrata koncesionare nga dhjetera te tilla. Ekskluzivisht per standard ministri i Bujqesise dhe Ushqimit z. Genc Ruli tregon arsyet se pse pikerisht nje vit pas largimit te tij nga drejtimi i dikasterit te Ekonomise u hapen keto ceshtje. Ai eshte i qarte ne bindjen e tij se socialistet po bejne fushate per te mbuluar korrupsionin e tyre. Sipas Rulit keto beteja te hapura se fundmi jane nje komponent i luftes politike dhe per me teper komponent i ngercit njevjecar qe ka kapur opoziten shqiptare nga mospranimi indirekt i rezultatit te zgjedhjeve te qershorit 2009. Z. Ruli permend se te gjitha privatizimet apo dheniet me koncesion jane bere pa gare u jane ofruar subjekteve pa vene kushte te qarta se cfare detyrimi do te kishin ata ndaj shtetit apo cfare detyrimesh do te kishin per te kryer investime ne veprat e tyre. Ai ben te qarte se gjate dhenies se tyre nuk u favorizua asnje pushtetar dhe cdo akuze e opozites pa argumente logjike eshte vecse spekulim qe duhet te ndaloje... Genc Ruli ndalet gjate tek akuzat per privatizimin e ish-ekspozites Shqiperia sot duke bere te qarte se ky proces ishte teresisht ligjor por ai zbardh aferen korruptive te Rames ne qender te Tiranes me shoqerine Tajvan duke shitur rreth 1500 metra katrore truall pa iu referuar ndonje cmimi te miratuar me ligj apo vendim qeverie por duke vendosur nje cmim vetem per kete rast me nje vlere prej jo me shume se 100 eurosh. Ndonese ndodhemi ne nje zone shume me afer qendres se ish-ekspozita cmimi me te cilin kryhet ky transaksion nga Bashkia e Tiranes eshte kater here me i ulet duke theksuar nderkohe se ne kete rast Bashkia e Tiranes ka vepruar krejtesisht ne kundershtim me Ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave i cili ndalonte ne menyre kategorike qe nga viti 2004 te shitej cdo truall shteteror deri ne diten qe do ishin kompensuar ish-pronaret - shprehet z. Genc Ruli.

Z. Ruli per kater vjet ju keni drejtuar Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes por prej dy muajsh ky dikaster eshte bere kryefjale e foltoreve ne konferenca shtypi. Cilat jane disa nga aspektet kryesore te punes se kryer ne kete ministri

Kam bindjen se puna e kryer ne mandatin e shkuar nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes per periudhen 2005-2009 eshte raportuar disa here por une do te mundohem shkurtimisht te shenoj disa nga arritjet kryesore te ketij institucioni ne ate periudhe kur e kam drejtuar. Se pari do te thosha se nje rendesi te vecante kane pasur sidomos reforma rregullatore e cila konsistonte ne reduktimin drastik te barrierave administrative qe ndeshte biznesi shqiptar pasi ne disa raporte te institucioneve nderkombetare evidentoheshim si nje nga vendet me problematike ne lidhje me barrierat qe ndeshte biznesi qofte si barriera administrative me kosto te medha financiare apo edhe te tilla qe kishin kosto ne kohe. Faktikisht kjo reforme u konkludua ne dy arritje kryesore ne ngritjen e Qendres Kombetare te Regjistrimit ku regjistrimi i biznesit behet brenda 24 oresh ne vend te procedures se meparshme gjyqesore prej jo me pak se 40 ditesh. Arritja e dyte ka qene ngritja e Qendres Kombetare te Licencimit e cila solli ne menyre te menjehershme nje reduktim drastik te numrit te licencave te cilat biznesi i merr nga organet e ndryshme te administrates shteterore brenda kohes se procedurave per te marre nje licence. Ketu kemi nje rezultat i cili flet vete - nga 166 licenca qe figuronin ne legjislacionin tone para vitit 2008 u hoqen rreth 104 prej tyre. Po keshtu filloi funksionimi i kesaj qendre ne nje sportel unik ku pjesen me te madhe te licencave biznesi i merr brenda nje kohe shume te shkurter jo me shume se 30 dite brenda kesaj agjencie.

Grupi i dyte i reformave te cilat ishin nje nga arritjet kryesore te kesaj periudhe jane pa dyshim reformat strukturore kryesisht ato qe percaktohen si privatizime strategjike. Mendoj se jane realizuar disa nga privatizimet me strategjike me te suksesshme ne gjithe periudhen e post-tranzicionit. I tille eshte privatizimi i Albtelekomit privatizimi i Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ai i kompanise ARMO si dhe privatizimi i pjeses se aksioneve te mbetura shteterore ne kompanine AMC. Te gjitha keto transaksione u kryen duke siguruar vlera optimale te shitjes se ketyre pasurive shteterore te cilat perbenin ne vetvete nje burim te madh financiar per buxhetin e shtetit.

Grupi i trete i reformave pa dyshim i perket sektorit me problematik atij energjitik. Mendoj se eshte pikerisht reforma e ndermarre ne kete katervjecar qe beri nje transformim rrenjesor te sektorit te energjise te gazit natyror dhe te naftes. Se pari per sa i perket energjise elektrike mendoj se eshte rezultat i ketyre reformave qe gati prej tre vjetesh pothuajse eshte harruar mungesa e energjise elektrike qofte te konsumatori familjar qofte te ai i biznesit. Sigurisht reforma eshte shume me e gjere sesa garantimi sigurimi dhe furnizimi i popullates. Reforma ka te beje me krijimin e nje tregu energjietik me liberalizimin e tij me fillimin e privatizimeve ne kete sektor ku se pari u realizua privatizimi i Operatorit te Shperndarjes si dhe mundesimin nepermjet praktikave koncesionare te fillimit te investimeve te fuqishme dhe krijimin e burimeve te reja te prodhimit te energjise elektrike qofte me nje prani te madhe te investitoreve te huaj ne kete sektor qofte me nje rritje te pjesemarrjes se investitoreve shqiptare.

Ne gjithe kete bilanc privatizimesh strategjike dhe jo kontratash te medha e te vogla duket se molle sherri eshte bere vetem nje privatizim ish-ekspozita Shqiperia sot si dhe disa kontrata koncesionare nga dhjetera te tilla. Pse nje vit pas largimit tuaj jane hapur keto ceshtje

Komentimi politik qe behet sot ne media nuk ka te beje me analizen qe u behet aspekteve te ndryshme te qeverisjes as vetem me pranimin ose mos pranimin e rezultateve te zgjedhjeve te kaluara. Do te thosha qe keto beteja te hapura se fundmi jane nje komponent i luftes politike dhe per me teper komponent i ngercit njevjecar qe ka kapur opoziten shqiptare nga mospranimi indirekt i rezultatit te zgjedhjeve te qershorit 2009. Ne kete kuptim per opoziten cdo argument eshte i nevojshem. Kjo nuk do te thote qe cdo argument eshte logjik eshte racional perballe te vertetes. Ne pjesen me te madhe te argumenteve ku e ka bazuar luften opozita nuk i qendrojne as arsyet politike as ato institucionale e per me teper ato juridike. Pra politika e opozites eshte kthyer ne principin e bombardimit dhe zhurmimit te opinionit publik me fakte dhe alarme te paqena duke menduar se ne kete menyre ne mos te rikuperofte besimin e elektoratit te saj apo dhe te opinionit publik te pakten do te minimizoje besimin dhe autoritetin qe ka kjo qeveri dhe ky koalicion tek elektorati shqiptar. Kjo shpjegon edhe faktin pse ne kete portofol kaq te madh ne te cilin shtrihet puna e qeverise apo ne vecanti puna e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes zgjidhen dy-tri ceshtje pikante ne te cilat opozita dhe eksponentet e saj mbeshtesin sulmin e radhes.

Per lexuesit qe kane dy muaj qe degjojne akuza dhe pergjigje por nuk e dine se cjane keto koncesione a mund te na beni nje shpjegim te shkurter si jane procedurat e dhenies se nje HEC-i te vogel me koncesion

Jo vetem te eksponentet e opozites te cilet nuk kane ndonje mision te shpjegojne qarte dhe sakte se cfare jane koncesionet apo si kane qene procedurat e tyre por edhe tek publiku apo media ne pergjithesi une ve re nje njohje te paket te konceptit te koncesionit. Dua te them qe futja e politikave dhe instrumenteve te koncesionit te asaj qe quhet partneriteti publik - privat qysh me ligjin qe miratua ne vitin 2008 eshte nje arritje e madhe po te kemi parasysh qe praktika e viteve te meparshme nuk ka asgje per tu shenuar ne realizimin e investimeve ne forme koncesionare. Dhe per me teper ligji i asaj kohe ndoshta dhe per vete kohen kur eshte hartuar paraqiste mangesira te medha per sa i perket vete procedures se koncesionit mostransparences se tij apo mosimponimit te gares ne koncesion. Faktikisht ne tere ate periudhe si shembuj te realizimit te koncesioneve kemi vetem shitjen e 83 hidrocentraleve te vogla tek subjektet private te cilat ishin pjese e sistemit qe drejtonte KESH-i. Te gjitha keto privatizime apo dhenie me koncesion jane bere pa gare u jane ofruar subjekteve pa vene kushte te qarta se cfare detyrimi do te kishin ata ndaj shtetit apo cfare detyrimesh do te kishin per te kryer investime ne veprat e tyre. Eumlshte diametralisht e ndryshme praktika pas vitit 2008. Legjislacioni qe ne arritem te prodhonim ne ate kohe eshte cilesuar nga institucione te rendesishme nderkombetare sic eshte IBRD Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim te cilat e quajne nje nga ligjet me te mira te praktikes koncesionare ne vendet e Evropes Juglindore. Ligji yne i koncesioneve parashikon nje procedure ne te cilen eshte e detyrueshme gara. Asnje koncesion nuk jepet pa nje proces gare sigurohet transparence e plote ne te gjithe procesin e tij vleresim i kujdesshem i projekteve qe paraqiten para shtetit per tu marre me koncesion lloji i garancive financiare apo teknike qe duhet te kene subjektet qe ndermarrin investime ne formulen e koncesionit si dhe gjithe detyrimet qe ata kane gjate gjithe jetegjatesise se koncesionit. Faktikisht me kete permiresim te ndjeshem te ligjit ne futem modelin e koncesioneve ne te cilin subjekti e kryen investimin e nderton vepren koncesionare dhe pas afatit te vendosur ne kontrate jo me shume se 35 vjet pasi e shfrytezon ai detyrohet tia ktheje perseri shtetit.

Konkretisht si jane dhene keto koncesione

Ne qofte se flasim per praktiken konkrete se si zhvillohet nje koncesion dhe ketu ndoshta interesi eshte me i madh ajo qe kemi aplikuar gjeresisht sidomos ne sektorin e energjitikes ka qene forma e koncesionit me oferte te pakerkuar qe do te thote qe cdo subjekt mund ti beje shtetit nje oferte per te ngritur nje veper koncesionare ne rastin tone nje hidrocentral duke paraqitur idene studimin qe ka bere per te. Mbi baze te kesaj oferte grupe te caktuar bejne vleresimin ne qofte se ajo eshte nje oferte e leverdisshme per shtetin dhe ekonomine. Pas ketij hapi ne qofte se gjykohet nga autoriteti shteteror qe projekti eshte i mire dhe i dobishem se pari per vete ekonomine dhe shtetin se dyti dhe per vete subjektin privat me vendim qeverie miratohet celja e gares per ndertimin e ketij objekti. Kjo gare eshte e hapur jo vetem per propozuesin por edhe per cdo subjekt tjeter qe eshte interesuar te marre pjese ne te. Me pas eshte nje procedure normale gare vleresimi i gjithe ofertave qe kalojne ne disa grupe ekspertesh qofte ne aspektin teknik ashtu dhe ate dhe financiar. Me pas behet shpallja e atij qe behet projekti me i mire dhe oferta me optimale pare gjithmone ne kuadrin e interesave publike. Pasi shpallet fituesi lidhet kontrata me subjektin dhe perseri kjo kontrate miratohet me vendim te Keshillit te Ministrave.

Pse koncesionet jane bere kaq te lakmuara si nga investitoret ashtu dhe nga politika

Do te doja te thosha qe situata eshte krejt e ndryshme nga koncepti qe eshte munduar te krijoje se fundmi opozita sikur koncesioni eshte nje praktike investuese teper e lehte sidomos koncesioni energjitik me fitime te medha dhe te menjehershme dhe nje burim favorizimi i subjekteve te ndryshme. Ne fakt eshte krejt e kunderta - koncesionet ne energjitike jane nje nga format me te veshtira te investimeve ne te cilat risqet qe shfaqen gjate gjithe jetes se koncesionit jane teper te medha ne shume raste edhe te paparashikueshme. Ne fund te fundit leja qe i jepet nje kompanie per nje koncesion eshte nje burim ujor qofte lume apo perrua qe deri atehere ka qene i pashfrytezuar dhe ky subjekt me riskun e tij dhe me shpenzimet e tij harxhon shuma te medha per te bere projektimin fonde edhe me te medha qe ne disa raste shkojne ne disa qindra milione euro per ndertimin e vepres koncesionare kane detyrimin qe gjate gjithe periudhes koncesionare ti paguaje shtetit nje shume te caktuar te pervitshme ka detyrimin qe pas 25 vjetesh te shfrytezimit te vepres ta rinovoje ate duke harxhuar jo me pak se 60 per qind te investimit fillestar me qellim qe ne perfundim te afatit te koncesionit qe asnjehere nuk eshte me i gjate se 35 vjet shteti te mund te marre vepren ne nje gjendje teknologjike te mire dhe perseri te operueshme. Pra ne kete aspekt do te theksoja qe koncesionet ne energjitike nuk jane nje nga format me fitimprurese te biznesit sikurse kane qene lejet e ndertimit sidomos ato te banesave ku fitimi i investitorit realizohet ne marzhe teper te larta brenda nje periudhe 1-2-vjecare. Ne rastin e ndertimit te veprave energjitike fitimi ne rastin e fillimit te punimeve pergatitja e projekteve etj jane ne vetvete procedura qe kerkojne jo me pak se dy-tre vjet ato jane vazhdimisht te monitoruara nga organet shteterore fitimi apo kthimi i kapitalit ne rastin me te mire mund te realizohet vetem pas 15 vjeteve te operimit dhe shfrytezimit te objektit dhe per me teper duke qene nje objekt investimi i te cilit zgjat ne kohe ekspozohet me shume risqe. Se pari do te permendja risqet politike sepse shteti e mbeshtet kete sektor duke vendosur rregullat e tregut te cmimit te energjise me te cilin operatori do ta shese dhe se dyti jane dhe risqet financiare qe kane te bejne me gatishmerine e bankave per te financuar investime kaq te medha. Faktikisht ne perjetuam dy vitet e fundit nje fenomen ku si rezultat i krizes financiare boterore shume nga financimet qe bankat kishin marre persiper tu benin koncesionareve shqiptare faktikisht u frenuan dhe kjo beri qe te kete edhe vonesa qe jane gjithmone humbje per biznesin ne fillimin e investimit apo ne fillimin e operimit te ketyre veprave. Pra ne qofte se e njeh natyren e nje investimi te tille e kupton se ne fund te fundit eshte nje nga bizneset me te guximshme per kompani qe gjykojne te bejne investime afatgjata dhe sigurisht qe prapa tyre qendrojne institucione financiare serioze qe i mbeshtesin ato. Pra ky nuk eshte sektori ku mund te angazhohen biznese te pafuqishme biznese qe duan fitimin e shpejte. Per nga vete natyra e biznesit do te thosha qe eshte me pak pre e prirjeve per te pasur praktika korruptive apo praktika favorizuese.

E megjithate javet e fundit jane perfolur familjare te zyrtareve te larte te PD-se si perfitues nga keto koncesione...

Ketu problemi qendron krejt ndryshe ai nuk lidhet me ate cka eshte ne vetvete koncepti i koncesionit apo praktika koncesionare ne Shqiperi. Partia Socialiste do tentonte te akuzonte ne cdo rast Partine Demokratike perfaqesuesit e saj edhe me sebepin me te pare edhe me ceshtjen me te rendomte. Per mua ky sulm bazohet ne nje spekulim te madh. Mbi te gjitha sepse ai mundohet te krijoje nje konfuzion per sa i perket atij qe quhet konflikt i interesit.

A ka pasur konflikt interesi ne praktikat koncesionare

Ky konflikt ne Shqiperi eshte i rregulluar me nje ligj qe mban kete emer i cili ne funksion te transparences se mbareqeverisjes dhe te frenimit te praktikave korruptive i kufizon zyrtaret e larte te shtetit qe ne nivelet e ministrave deputeteve zyrtareve vendore nepunesve te larte te administrates shteterore qe gjate ushtrimit te funksionit te tyre te mos bejne favorizime per te aferm te tyre te cilet quhen ndryshe personat e lidhur. Ligji yne per konfliktin e interesit ndoshta eshte nje nga ligjet me te forta dhe me strikte ne Evrope. Kushtet qe ai vendos jane teper te larta. Ndoshta dhe kjo ka qene nje pergjigje ndaj realiteteve tona ku gjate tranzicionit fenomeni i korrupsionit dhe i favorizimeve te paligjshme ka qene teper i perhapur. Partia Socialiste spekulon edhe me nje mosnjohje qe ka ne pergjithesi ne opinion ne lidhje me konfliktin e interesit duke e paraqitur sikur cdo lidhje gjaku e cfaredo lloj afersie ne kete drejtim boll te marre pjese ne nje gare shteterore apo ne nje shitje te prones shteterore dhe krijon konflikt interesi. Ne fakt ligji e ka te percaktuar sakte qe ky numer eshte i kufizuar vetem te personat e lidhjes se gjakut te shkalles se pare qe jane bashkeshorti femijet prinderit e te dy paleve dhe vetem ne ndonje rast te caktuar shtrihet te vellai dhe motra. Pra per te gjykuar nese zyrtari ka respektuar apo jo ka shmangur apo jo favorin ne drejtim te personave te lidhur qe eshte ky grup mund te flitet drejte dhe sakte vetem mbi konceptin qe jep ligji ne kete drejtim.

Sigurisht qe jo automatikisht cdo lidhje farefisnore apo pjesemarrje ne nje gare shteterore ne nje prokurim ne nje gare koncesionare ne nje privatizim te cdo personi qe mban mbiemrin e familjes ose te cdo personi qe ka nje lidhje farefisnore me te larget krijon favorizime apo korrupsion ne qofte se nuk vertetohet qe procedurat me te cilat jane bere kane favorizuar ne menyre te njeanshme ate individ.

Ne te kundert ne kete Shqiperi ku ka nje popullsi teper te vogel ku lidhjet familjare jane ende teper te ndjeshme dhe teper te forta cdo person do te ishte automatikisht i akuzuar per arsye se numri i te afermve te farefisit qe marrin pjese ne gara te ndryshme shteterore apo qe kryejne biznes do ishte aq i madh saqe ne qofte se ligji do kishte tentuar te ndalonte pa perjashtim cdo lloj farefisnie qe nga ajo e shkalles se pare deri te e shkalles se shtate ne kete rast ne Shqiperi ose nuk do kishte biznesmene ose sdo kishim politikane ose ajo qe do ishte me e keqja do krijonim nje sjellje te detyruar mashtrimi dhe hipokrizie nga te dyja palet. Njeriu nuk ka pse te jete aspak i kufizuar ne menyre absurde per lidhjet e tij farefisnore apo familjare por nga ana tjeter ligji evidenton shume sakte se kur jane rastet ne te cilat personi mund te quhet ose mund te gjykohet se ka konflikt interesi duke perdorur pushtetin e tij. Te gjitha rastet qe jane lakuar nga Partia Socialiste gjate kesaj periudhe jane spekulative si rasti i zonjes Vokshi qofte per pjesemarrjen e bashkejetuesit te saj ne nje gare koncesionare qe kishte te bente me ndertimet e hidrocentraleve ne Perroin e Kardhiqit apo me pjesemarrjen e tij ne nje kompani qe ben shfrytezimin e puseve te naftes qofte dhe rastin e zonjes Bregu kunati i se ciles ka marre pjese gjithashtu ne nje gare koncesionare per ndertime hidrocentralesh ashtu dhe per zonjen Bulku i shoqi i se ciles eshte administrator ne nje kompani qe faktikisht ka nje leje koncesionare. Ne te tria keto raste ne jemi krejtesisht jashte asaj qe ligji ve si detyrim ndaj personit zyrtar per arsye se as bashkejetuesi as kunati nuk quhen persona te lidhur ose qe ligji i ndalon te mos marrin pjese ne gara.

A keni bere ju verifikime per te shmangur konfliktin e interesit

Ne praktiken tone te koncesioneve kemi pasur dy-tri raste ne te cilat eshte konstatuar konflikti i interesit pra kur personi subjekti ne kete gare ishte drejtpersedrejti person qe pozita zyrtare e ndalonte te merrte pjese ne kete gare. Ka pasur dy-tri raste te tilla dhe sigurisht qe gara eshte anuluar dhe eshte perjashtuar konflikti i interesit.

Keni thene qe po te hapim librat e shtepise nuk i dihet cfare del. A mund te permendni ndonje emer nga PS-ja

Une i qendroj gjithmone larg mendimit te banalizimit te luftes politike me permendje emrash per sa kohe qe kjo ngelet dicka spekulative me te cilen mund te atakosh kedo. Sigurisht kur ka prova dhe fakte evidente eshte detyra ime dhe e gjithsecilit qytetar apo dhe zyrtar te denoncoje vepren e paligjshme qe eshte bere. Nuk besoj se motivi i kesaj fushate te fundit te PS-se eshte ne thelb qendrimi i saj parimor ndaj fenomeneve te korrupsionit dhe angazhimi i saj ne luften kunder korrupsionit. Motivi i vertete eshte felliqja politike e paleve kundershtare. Per kete arsye as nuk ka perzgjedhur argumente dhe fakte po thjesht eshte munduar te kapet mbi cdo fakt rastesor dhe jo te qenesishem per ta perdorur si element qe provokon zhurme apo keqinterpretim dhe spekulim mbi personin apo mbi ceshtjen. Ne morine e ceshtjeve apo te skandaleve te korrupsionit qe kane arritur te zbardhen nga drejtesia jone dhe ti behen te njohura publikut po te shohim nuk kemi pasur te konsideruar si te privilegjuar te perzgjedhur apo te korruptuar familjare sesa persona te lidhjeve te ndryshme te biznesit te miqesise etj. Ne kete kuptim do te doja qe edhe vete publiku media dhe kushdo tjeter qe vertet eshte i interesuar te denoncohet ky fenomen gerryes ky fenomeni i abuzimit me funksionin shteteror dhe autoritetin qe ai te jep duhet te kuptoje mire se ku si shfaqet dhe ku qendron potenciali dhe mundesia per korrupsion per ta dalluar pastaj nga ai qe eshte spekulim dhe thashethemnaje.

Per sa u takon akuzave qe ju jane bere per privatizimin e ish-ekspozites edhe keto jane thashethemnaje

Dhe kjo permban ate prirjen spekulative te opozites per te shkeputur nje transaksion te vecante sic eshte nje privatizim ne favor te pronareve te nje objekti ne rastin tone ish-ekspozita duke u munduar te spekulojne mbi ate se cili ka qene motivi i privatizimit te ketij objekti. Sigurisht ketu duhet permendur se privatizimet ne favor te pronareve me te drejte parablerjeje ne kohen e qeverisjes sone nuk kane qene aspak te rralla madje ne periudhen 2007 - 2009 jane bere me shume privatizime ne favor te ish-pronareve sesa jane bere ne 10 vjetet me pare. Ne kete aspekt se pari nuk ka asgje per tu befasuar nga fakti qe pronaret e truallit te ish-ekspozites kane perftuar nga ky angazhim serioz i qeverise. Se dyti vete procedura e kthimit ka qene me se e rregullt sipas legjislacionit te fuqi me nje ligj te miratuar me konsensus te plote qe ne vitin 2004 qe eshte ligji Per kthimin dhe kompensimin e pronave. Ne rastin e ish-ekspozites kemi nje odise teper te gjate me kerkesa te vazhdueshme te pronareve prej me se 10 vjetesh per tu kthyer mbrapsht prona e tyre. Kishte pasur nje pengim te vazhdueshem nga ana e autoriteteve shteterore te procesit te kthimit te kesaj prone te pronareve. Por ceshte dhe me e renda shteti kete prone pas viteve lsquo90 nuk e shfrytezonte fare per aktivitet publik dhe ne vend qe tua kthente pronareve te ligjshem e kishte dhene per tu shfrytezuar nga biznese te ndryshme private. Padrejtesia morale dhe juridike ndaj pronareve ne kete rast ka qene ndoshta me evidente se ne cdo rast tjeter. Sigurisht duhet te kemi parasysh edhe faktin tjeter se ish-ekspozita ndodhej ne nje nga zonat me me interes per ndertim dhe zhvillim ne Tirane dhe ka pasur vetvetiu interesa te medha subjektesh per te siguruar te drejten per te ndertuar mbi ate truall. Dallimi i vetem do te ishte midis subjekteve qe ne menyre te drejte do perpiqeshin ta realizonin investimin mbi ate truall duke e realizuar kete permes marreveshjes me pronaret qe do ishin perftues ne menyre direkte nga investimi dhe atyre subjekteve te cilet ne menyre lakmitare kane pretenduar qe ta marrin ne forme privatizimi ne favor te tyre kete objekt duke shmangur ne kete menyre teresisht pronaret si nga e drejta e tyre e pasjes se prones ashtu dhe nga e drejta per te perftuar nga kjo prone. Fenomeni i dyte eshte vertetuar ndjeshem ne kohen e qeverisjes socialiste kur objekti nuk u kthehej pronareve duke synuar nje skeme e cila ne nje moment do te conte ne dhenien e tyre tek subjekte te tjera dhe jo tek pronaret. Ne te kundert ne rastin tone ne menyre te vendosur ndoqem rrugen qe duhej duke iu kthyer pronen pronareve te cilet mund te kryejne me kedo marreveshjet e biznesit sipas te drejtes qe kane.

Pikerisht per faktin qe ketu duhet te kene qene te pleksura interesa te ndryshme pasi qe shume subjekte ishin te interesuara ta pervetesonin kete prone ne dem te plote te pronareve kemi pasur nje mllef te madh nje maraz te madh te shkaktuar nga mosrealizimi i fitimeve te projektuara nga subjekte qe jane prane politikes ne rastin tone edhe prane opozites.

Opozita ka nxjerre nderkohe fakte qe ketu kane qene te pleksura edhe biznese prane qeverise si ndertuesit Arian Tartari dhe Rrahman Selmanllari...

Faktet kundershtuese qe nxori z. Shalsi te nje kontrate paraprake qe pronaret kishin bere me nje subjekt Vision Construction jane nje tjeter spekulim qe u be vetem e vetem per te nxjerre ne pah emrat e dy personave qe tashme njihen si denoncues te nje skandali Arian Tartarit dhe Rrahman Selmanllarit. Nga vete pronaret u provua qe ajo kontrate nuk ka pasur jete me shume se nje jave per arsye se jo te gjithe pronaret rane dakord me ate oferte sikunder mund te jene bere oferta nga subjekte te tjere me ne favor te tyre. Dhe pronaret vertetuan gjithashtu se kane pasur kater a pese te tilla para se te behej privatizimi ne menyre qe ne momentin qe do tu kthehej prona te gezonin sa me pare fitimin qe do te vinte prej saj.

Se dyti z. Shalsi shmang ne menyre spekulative pohimin qe duhej te bente nese eshte e ligjshme apo jo ne eshte e drejte apo jo ne eshte detyrim apo jo per shtetin qe te ktheje pronen tek ish-pronaret duke u munduar ta lere vetem ne argumentin spekulativ qe shteti dhe zyrtare te shtetit e kane kthyer kete prone per perftimet e veta. Mendoj qe ajo qe eshte e dukshme fakti i vetem e i vertetuar per kedo eshte qe pronaret moren pronen e tyre dhe perftuesit jane ata. Se cfare interesash kane pronaret me kompani te ndryshme ndertimi kjo eshte nje marredhenie normale tregtare dhe civile qe ata mund te kene me cdo subjekt. Madje po te doja te rrija ne linjen e supozimeve qofshin edhe jospekulative pronaret sigurisht do te preferonin qe ta lidhnin kontraten jo nje kompani cfaredo qe thjesht do bente oferten me te mire financiare por ata do te kishin nevoje per lejen e ndertimit qe leshojne autoritetet bashkiake. Pra ne kete rast per pronaret do qe i preferuar ai subjekt qe bashke me oferten financiare do tu jepte nga Bashkia e Tiranes lejen e ndertimit. Dhe fakt eshte qe Bashkia e Tiranes sikunder nuk ka vepruar ne asnje rast tjeter te privatizimit ne favor te pronareve duke kthyer mbrapsht te pamiratuar shume kerkesa qe METE bente ne ate kohe me kete qellim ne kete rast konkret ka bere konfirmimin e privatizimit ne favor te pronareve. Pra une po parashtroj vetem faktet ne logjiken e tyre eshte shume me normale qe kontrata nuk u lidh as me Vision Construction e as ndonje nga kompanite e kontratave te para por me kompanine Victoria Construction e cila ne logjiken e argumenteve spekulative dhe abuzuese te z. Shalsi por pa qene fare ky qellimi im nese do gjykohej per lidhje farefisnore i ka te aferta me deputetin Peza dhe me zotin Rama dhe aspak as me zonjen Vokshi si drejtoreshe e Privatizimeve dhe as me Genc Rulin si minister i Ekonomise ne ate kohe.

Pse eshte shitur me cmim kaq te lire toka tek ish-ekspozita

Abuzimi ne lidhje me cmimin eshte pjesa ku spekulimi ligjor dhe mediatik arriti maksimumin e tij. Eumlshte e vertetuar ne te gjithe dokumentacionin e praktikes se vleresimi i asaj pjese te truallit nen objektin e ekspozites qe qe prone shteterore eshte bere referuar VKM-se nr. 1620 dt. 22.11.2008 Mbi miratimin e cmimeve te trojeve qe ndodhen ne te gjitha bashkite dhe komunat. Ky eshte nje percaktim cmimi i bere ne menyre normative per te gjithe territorin e vendit dhe nuk eshte nje cmim i vecante i miratuar vetem per kete rast. Logjika e llogaritjes se ketyre cmimeve bazohet ne vete formulen qe eshte miratuar nga Parlamenti mbi bazen e ligjit te miratuar ne vitin 2004 Per kthimin dhe kompensimin e pronave. Sigurisht ajo eshte nje formule teorike dhe vetvetiu ne kalkulimet e saj mund te nxjerre dhe cmime qe per zona te caktuara mund te mos duket qe reflektojne ate qe eshte gjendja aktuale e cmimit te tregut sot por ama eshte nje formule ligjore e miratuar nga vete socialistet dhe eshte nje formule e detyrueshme per tu zbatuar per cdo rast pra mund te permbaje luhatje nga realiteti por nuk permban spekulim. Per gjithe zonen e ekspozites eshte parashikuar nje cmim prej 400 eurosh ky cmim eshte po kaq per disa zona akoma me ne qender te kryeqytetit si te restorant Piazza apo ish-godina e Zerit te popullit ne nje kohe qe trojet qe ndodhen ne zonen e Pazarit te Ri apo ne Sauk e Selite kane nje cmim prej gati 1000 - 1100 euro per meter katror. Pra ky cmim me te cilin u shit pjesa shteterore te pronaret nuk u vendos nga ndonje komision i ngritur posacerisht per kete qellim per privatizimin dhe per kete shitje por eshte cmim i aplikuar ne mbare territorin e vendit. Mendoj qe per te treguar absurdin e akuzes se Shalsit mjafton te permendim faktin qe nje tjeter autoritet dhe jo Ministria e Ekonomise ka vepruar ne menyre abuzive ne kundershtim me ligjin ne rastin e privatizimit te nje trualli shteteror. Dhe ky autoritet eshte Bashkia e Tiranes e cila i ka shitur rreth 1500 metra katrore truall ne nje nga vendet me qendrore te Tiranes nje subjekti privat per qellime biznesi qe eshte shoqeria Tajvan. Ne kete rast bashkia nuk i eshte referuar ndonje cmimi te miratuar me ligj apo vendim qeverie por ka miratuar nje cmim vetem per kete rast me nje vlere prej jo me shume se 100 eurosh. Ndonese ndodhemi ne nje zone shume me afer qendres se ish-ekspozita cmimi me te cilen kryhet ky transaksion nga Bashkia e Tiranes eshte kater here me i ulet duke theksuar nderkohe se ne kete rast Bashkia e Tiranes ka vepruar krejtesisht ne kundershtim me Ligjin per kthimin dhe kompensimin e pronave i cili ndalonte ne menyre kategorike qe nga viti 2004 te shitej cdo truall shteteror deri ne diten qe do ishin kompensuar ish-pronaret.

Media ka publikuar lajmin se prokuroria e Tiranes ka hapur ceshtjen e privatizimit te ish-ekspozites duke u mbeshtetur tek deklaratat publike te bera nga z. Shalsi dhe nga ju. A do te paraqiteni ne prokurori z. Ruli

Ne qofte se lajmi i medias pasqyron vertet ndonje hetim te ndermarre nga prokuroria per te hetuar mbi kete ceshtje do te isha njeriu i pare qe do ta mireprisja. Une kam qene personi qe ne menyre publike u kam kerkuar eksponenteve te PS-se qe ne fillim te kesaj bufonate mediatike qe te ndiqnin nje rruge me institucionale qofte ne ngritjen e akuzes se tyre qofte ne investigimin mbi akuzat qe ata kane. Dhe faktikisht u kam kerkuar qe per problemin e koncesioneve dhe korrupsioneve te aluduakaa ne praktikat koncesionare ne mbledhjen e dates 16 shtator qe ishte te enjten qe shkoi ata te kerkonin ngritjen e nje komisioni per hetimin e praktikave koncesionare gje te cilen nuk paten as interesin dhe as vullnetin qe ta benin. I kam perseritur disa here ne replike ndaj zhurmes spekuluese te z. Shalsi qe per keto probleme nese vertete ai dhe Rama do te ishin te interesuar te dilte e verteta le ti drejtoheshin ligjerisht organit te prokurorise per te bere hetimin. Jam me se i gatshem per te pohuar para prokurorise te gjitha veprimet qe kam ndermarre ne lidhje me ceshtjen e privatizimit te ish-ekspozites apo te gjitha praktikat e shumta koncesionare te kryera nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes ne kohen qe e drejtoja une. Kam nje bindje te plote jo vetem ne saktesine dhe korrektesen ligjore te veprimeve te ndermarra nga METE dhe personalisht nga une por kam bindjen me te plote qe kjo eshte e vetmja menyre per ti treguar publikut se si eshte standardi i drejte dhe i ndershem i kryerjes se veprimeve administrative nga shteti dhe cili eshte standardi i spekulimeve i tymnajes se te ashtuquajturave fushata kunder korrupsionit te cilat ne vetvete ne menyren se si i perdor ato opozita jone e sotme socialiste kane nje synim krejt te kundert nga ai me te cilin shiten. Me bindjen me te plote them se keto jane fushata korrupsioni per arsye se kane vetem dhe vetem nje qellim qe duke perlyer kedo te mund te shmangin vemendjen e publikut dhe te organeve te drejtesise nga raste shume me evidente te korrupsionit te kryer apo qe po kryhet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›