E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deri ku shkon interesi i SHBA për Shqipërinë

Jo ne pak raste ato përcjellin edhe vëzhgime për zakonet e shqiptareve, thashetheme qe qarkullojnë ne Tirane, deri edhe komente për veshjen e personaliteteve kryesore te skenës publike. Ina Rama, Prokurorja e Përgjithshme e cila gjithnjë ka gëzuar te paktën ne publik mbështetjen e ish-ambasadorit Withers, është komentuar jo vetëm për punën e saj, por edhe për stilin e veshjes. Ne një kabllogram te vitit 2008 gjendet një koment i ish-ambasadorit për fotot e kryeprokurores ne një reviste ku ajo paraqitej me jeans, pantallona shume te ngushta apo me fund te shkurtër, e këpucë me ngjyra. Departamenti i shtetit është informuar nga ambasada edhe për baret dhe kafenetë aq shume te preferuara nga shqiptaret. Ne vitin 2008 ambasadori i asaj kohe raporton se kafenetë janë i vetmi institucion qe funksionon ne Shqipëri dhe politikanet dhe qytetaret i zgjidhin ne këto ambiente problemet e tyre. Politologët Ermal Hasimja dhe Roland Lami gjykojnë se te gjitha këto detaje për personalitete, zakone apo ngjarje janë ne fakt puna rutine e një selie diplomatike e cila fale “Wikileaks”, tregoi anën e erret dhe te panjohur te diplomacisë dhe shtrirjen e interesit ne shume fusha. Ne faqen e “Wikileaks” ne 27 gusht u publikuan edhe detaje për figurat kryesore te politikes apo jetës publike ne Shqipëri nen titujt, personazhi i javës, thënia e javës, pika kontakti ku departamentit te shtetit i dërgoheshin numra telefoni, biografi apo edhe çdo fjali qe mund te konsiderohej e rëndësishme e qe kishte qarkulluar ne ambientet politike e mediatike. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›