Deri në ç’moshë fëmijët duhet të pinë vetëm qumësht gjiri
Disa pediatër britanikë kanë vlerësuar se një bebe nuk është mirë që të ushqehet vetëm me qumështin e nënës gjatë 6 muajve të parë të jetës. Në fakt kjo është një ide që shkon kundër rekomandimeve të organizatës botërore të shëndetësisë dhe Bashkimit Europian, të cilët rekomandojnë vetëm qumështin e nënës për gjashtë muajt e parë të bebes. Një sintezë e studimeve që kanë të bëjnë me këtë temë, e realizuar nga disa pediatër anglezë dhe e publikuar te British Medical Journal, e vë në diskutim këtë dogmë. Sipas analizës së tyre, një ushqyerje e bazuar vetëm në qumështin e nënës, pasi kanë kaluar nga 4 muaj mund të sjellë më shumë disavantazhe nga sa e kemi menduar. Mjekët theksojnë fillimisht mungesën e një “prove të pakundërshtueshme” që do të tregonte se është e dëmshme që fëmijët të hanë ushqime të tjera pasi kanë kaluar 4 muaj. Në të kundërt, shpjegojnë ata, një studim amerikan i 2007-s tregon për rrezikun e mungesës së hekurit që i çon bebet të kenë anemi, në rast se ushqehen vetëm me qumështin e nënës.
Ata që e mbrojnë idenë se fëmijët duhet të pinë qumësht deri sa të shkojnë 6 muaj akuzojnë se ata që kërkojnë të kundërtën duan të bëjnë lojën e industrisë agro-ushqimore, për t’u sjellë sa më shumë fitim këtyre të fundit.
“Ne nuk po tentojnë të bëjmë një promovim të ushqimeve për bebe”, mbrohet mjekja Mary Fewtrell, autorja kryesore e këtij studimi në gazetën The Guardian. Madje, ajo shprehet se do të ishte idealja që t’u jepeshin fëmijëve ushqime të përgatitura në shtëpi. Por, sipas saj, shumë elementë e shtyjnë atë që të hapë një debat lidhur me rekomandimet, që ajo i quan të papërshtatshme. Përveç rrezikut në rritje të anemisë, bebet kanë më shumë tendencë që të bëhen alergjikë ndaj ushqimeve, ndërkohë që ata janë mësuar vetëm me qumështin e nënës.
Në fund studiuesit shtojnë se është nevojshme që fëmijët e vegjël të mësohen sa më shpejtë me shijen e perimeve. Një shumëllojshmëri ushqimi e parakohshme shton shanset për ta parë fëmijët të ushqehet në mënyrë të ekuilibruar. Studiuesit nuk sjellin ndonjë ide shtesë që të mbështesin tezën e tyre.
Megjithatë, ata nuk kanë si qëllim që të vënë në diskutim anët e mira të ushqimit me qumështin e gjirit. Po kështu ata nuk marrin rrezikun të ngatërrojnë problematikën e vendeve Perëndimore me ato të vendeve në zhvillim. Në këto vende, ku kushtet sanitare janë shumë të rënda, rreziku i marrjeve të sëmundjeve nga uji është edhe më i lartë. Studiuesit bien dakord se futja e ushqimeve të forta për fëmijët që janë vetëm 4 muajsh është shumë e rrezikshme.