E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë ide për t’u dobësuar

Lidhur me regjimin dhe sportin është përhapur ideja se shërbejnë për t’u dobësuar. Prandaj duhet të mësoni se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

1. Sporti të dobëson

Kjo është ideja që është përhapur më shumë. Ja që nuk është e vërtetë, pasi sporti të bën të rrëzosh kile. Sigurisht që të bësh ushtrime të lejon të zvogëlosh siluetën dhe të rregullosh trupin. Po kështu lejon që të djegësh kalori. Por ky harxhim energjish është vetëm një pjesë e vogël e energjive që konsumohen çdo ditë nga organizmi ynë. Për t’u dobësuar, sporti duhet të alternohet me një ushqim të ekuilibruar.

2. Për t’u dobësuar duhet të pish shumë ujë

Dobësimi sjell dhe prodhim të toksinës, e cila duhet të eliminohet. Gjatë një regjimi të pish ujë apo edhe çajëra të ndryshme lejon të hidratosh trupin përkundrejt toksinës që prodhohet.

3. Gjatë sportit, dhjami transformohet në muskuj

Gjatë stërvitjes, trupi juaj prodhon muskuj dhe konsumon yndyrna. Por gjithçka varet nga aktiviteti fizik që ushtroni. Nëse juve ju pëlqejnë sporte si biçikleta, vrapi apo noti, ju do të digjni shumë yndyrna. Por nëse ju pëlqeni më shumë ushtrime për barkun apo doni të bëni gjimnastikë, trupi juaj do të fabrikojë muskuj.

4. Djersitja të dobëson

Të kalosh orë të tëra në saunë, me shpresën se do të dobësohesh, është një gënjeshtër. Nxehtësia dhe ushtrimet intensive mund të bëjnë që të djersitësh dhe të humbasësh kile, por bëhet fjalë vetëm për një humbje hidrike dhe jo për një humbje kilesh, d.m.th. të dhjamërave. Pra, nëse keni humbur një kile pasi keni dalë nga sauna, do ta shtoni atë sapo të pini ujë.

5. Për t’u dobësuar në vende të caktuara, duhen bërë ushtrime të veçanta

Të bësh ushtrime ju lejon që të digjni yndyrna në zonat e trupit ku ka më shumë dhjam. Ndryshe nga mendimi që kemi pasur deri tani, organizmi nuk e harxhon energjinë aty ku duhet.

6. Për t’u dobësuar duhet të rrëzosh kile

Kjo është e vërtetë për personat që nuk merren me sport. Për të qenë i sigurt se do të dobësohesh, personat duhet të peshohen rregullisht për të parë nëse peshorja i ndryshon shifrat. Por në rastin kur kryeni një aktivitet fizik të rregullt, ka mundësi që të dobësoheni pa humbur kile. Muskujt peshojnë më shumë se sa dhjami.

7. Të bësh ushtrime për muskujt, fryhesh

Nuk duhet të ngatërrojmë ushtrimet që bëhen në salla, si ngritja e peshave, biçikleta me stërvitjet e forcës të disa atletëve. Nëse ata kanë shumë volum dhe shumë masa muskulore, kjo vjen për shkak të ushtrimeve të përditshme dhe një ushqimi plot proteina. Ndërkaq femrat sekretojnë më pak testosteron, i cili te burrat sjell zhvillim muskulor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›