E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët në protestë

Studentët e Mjekësisë kanë protestuar sërish dje për procedurat që u ndoqën për fituesit e specializimeve. Ata sërish akuzojnë dekanatin dhe profesoratin, që ka marrë pjesë gjatë testimit se nuk kanë zbatuar rregulloren. Për këtë arsye, ata i bëjnë thirrje Prokurorisë, që të intensifikojë hetimet. “I bëjmë thirrje prokurores së Përgjithshme të marrë masa dhe të intensifikojë hetimet, pasi sot po vuajmë ne, por nesër do të vuajnë të gjithë ata të sëmurë që vuajnë nga këta mjekë të përzgjedhur me logjikën e horoskopit. Ditën e mërkurë, datë 19.1.2011, ora 11:00 është afati i fundit për shpalljen e datave të reja për konkurset me gojë, në rang departamenti, sipas rregullores. Aty do të mblidhen të gjithë dhe do të vendosim për përshkallëzim të protestës, në rast të mos plotësimit të kërkesës sonë të ligjshme”, - tha Erion Stoiku, student i Departamentit të Kirurgjisë Maksimo-Faciale. Aktualisht, studentët kanë zhvilluar takime edhe me rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, por, pas më shumë se dy javësh protestash dhe takimesh, ata nuk kanë marrë ende një zgjidhje konkrete, e po ashtu as dhe një përgjigje për pyetjen që ngrenë, se si janë zhvendosur studentët jo fitues, në listat e fituesve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›