E Diel, 1 Nëntor 2026

Deri ne vitin 1948 Enveri kërkoi federatën shqiptaro-jugosllave

Gazeta amerikane rrëfen raportet e tensionuara Prishtinë-Beograd deri në vitin 1981.
David Binder

Josif Broz Tito nuk kishte vdekur pasi “bashkimi dhe vëllazëria” jugosllave e tij u rritën për 35 vjet dhe tashmë ishte zhvilluar një çarje në një aspekt të ndjeshëm, që ka të bëjë kryesisht me provincën shqiptare të Kosovës. Gjithçka nisi më 11 mars, si diçka e izoluar, mesa duket si një protestë domethënëse. Një student në Universitetin e Prishtinës flaku tutje në dysheme tabakanë e tij që përdorte në kafeteri dhe iu bashkua protestave të 2 prillit që përfshinë rreth 20 mijë njerëz në gjashtë qytete të vendit. Nëntë persona vdiqën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën. Vetëm në javën e fundit, autoritetet qetësuan situatën në provincë dhe rihapën shkollat.
Kosova brenda një federate
Ka edhe vende të tjera multietnike, me minoritete të konsiderueshme, por aspak të barabarta me Jugosllavinë përsa i përket diversitetit etnik, gjuhësor dhe religjioz dhe që ka gjithashtu pika të dobëta të forcave centrifugale. Kështu që pasardhësit e mareshallit Tito ishin të shqetësuar rreth shpërthimit të grindjeve në Jugosllavi në radhët e minoritetit mysliman shqiptar prej 1.4 milionësh, shumica e të cilëve jetojnë në Kosovë.
Pas protestave, Stane Dolanc, një anëtar i presidiumit të Partisë Komuniste, paralajmëroi “rrezikun për ringjalljen e nacionalizmave të tjerë” në Jugosllavi, aluzione ende të maskuara brenda rivalitetit tradicional dhe ende të fortë midis serbëve dominantë dhe kroatëve.
Rebelimi në Kosovë ishte një lajm mjaft i keq për udhëheqjen e Beogradit; ai përkoi me grevat që kishin përfshirë ekonominë e Jugosllavisë dhe që e kishin kapërthyer shumë keq në këta dhjetëvjeçarë. Prodhimi industrial kishte rënë 0.6 për qind që nga shkurti i vitit 1980 deri në shkurtin e vitit 1981. (Në Kosovë, rënia ishte 2 për qind). Ndërsa sipas të dhënave zyrtare, kostoja e jetesës ishte rritur 40.5 për qind. Tani eksportet përbëjnë vetëm 10 për qind të Prodhimit Kombëtar Bruto, - më i ulëti në Europë, - dhe ato janë ende në rënie. Gjithashtu, jugosllavët shpenzuan më shumë se 1.2 miliardë dollarë për import nafte, pavarësisht masave për ruajtjen e rezervave të tyre, si dhe racionimin e benzinës. Borxhi i jashtëm kishte arritur në 17 miliardë dollarë.
“Në mënyrë të qartë, ekonomia jonë nuk ecën mirë”, - tha i mirënjohuri Millos Miniç, një anëtar i një organizate bazë partie, gjatë fjalës së mbajtur muajin e kaluar në një aktivitet partiak në Zagreb. “Ndal rritjes së pakontrolluar të çmimeve!”, - deklaroi ai.
Cvijetin Mijatoviç, presidenti aktual i zgjedhur pas Titos, sipas skemës së rrotacionit bëri një tjetër vlerësim të zymtë të ekonomisë gjatë një takimi në Nish.
Qeveria kishte autorizuar vetëm rritjen e çmimeve për produktet e alkoolit dhe cigareve, por ai deklaroi se rritja e çmimeve duhet të mbahet gjatë këtij viti në nivelin e 30 përqindëshit te prodhuesit dhe 32 përqindëshit te shitja me pakicë.
“Beogradi është duke kërkuar që të ringrejë sistemin e pëlqyer të Titos, atë të vetëmenaxhimit, i cili e ka mbërthyer vendin nën një inflacion shtypës”, - thotë zoti Mijatoviç. Ai dhe udhëheqës të tjerë i kanë interpretuar rastet e të shfaqurit të anarkisë ekonomike kur këshillat punëtore kanë rritur çmimet për prodhimet e tyre, pa marrë në konsideratë të mirën e përbashkët.
Udhëheqja kolektive, e krijuar pjesërisht nga Tito, sepse ai nuk dëshironte të kishte një figurë tjetër të spikatur, kishte funksionuar në mënyrë të përshtatshme, pavarësisht skemës së Rube Goldberg. Ende autoriteti shumë i përhapur i tij kishte marrë rrëmbyer karizmën e kërkuar që të bindë një komb në shpirtrat e pavarur se realisht ai është duke drejtuar Jugosllavinë.
Sigurisht, Tito ishte një shembull i vështirë për t’u ndjekur. Sipas zyrtarëve të Beogradit, udhëheqësit patën shumë vështirësi pas vdekjes së tij në majin e kaluar që të mbanin një profil të ulët, por shumë shpejt kjo mund të ndryshojë.
Një zyrtar tha se ka gjasa që kryeministri i ri të zgjidhet vitin tjetër që të luajë një rol më të spikatur. Gjithashtu, ai theksoi se një nga tetë anëtarët e presidencës kolektive do të zëvendësohet në vitin 1983 dhe ai sugjeroi se kjo mund të nxisë udhëheqësit aktualë që të “bëhen më frymëzues, sepse ata nuk kanë asgjë për të humbur”.
Detaje nga historia mes dy vendeve
Amatorët ndonjëherë harrojnë se Jugosllavia socialiste nuk kishte lindur vetëm për luftë kundër Hitlerit, por gjithashtu për të nxitur luftë civile, ku të visheshin përballë kombe kundër kombesh dhe kisha kundër kishave, gjë që pati një kosto me 1.7 milionë jetë njerëzish.
Problemet kombëtare të rajonit të Kosovës, me varfëri të tejskajshme, pavarësisht pasurive të bollshme minerare, janë shekullore dhe ishin rënduar gjatë dy luftërave botërore.
Fillimisht, shtëpia e dinastisë themeluese të Serbisë - Kosova - e humbi popullsinë e saj serbe që vazhdonte të qëndronte në këtë rajon në shekullin XVII, kur serbët, - të krishterët ortodoksë, - u zhvendosën në drejtim të veriut që të shmangeshin nga turqit. Fiset shqiptare plotësuan vakuumin. Ata tani ndodhen në më tepër se katër apo pesë provinca të populluara.
Kur Fuqitë e Mëdha ranë dakord në vitin 1913 që të bënin Shqipërinë të pavarur, më tepër ose më pak brenda kufijve të saj aktualë, ata e dhanë Kosovën te monarkia serbe. Ajo ishte një goditje për shqiptarët, të cilët nuk e kanë harruar kurrë sepse lëvizja e tyre për pavarësi kishte nisur në qytetin kosovar të Prizrenit, në vitin 1878. Lufta e Dytë Botërore solli më tepër trazira kur Kosova ishte në duart e Italisë së Musolinit dhe më pas të Gjermanisë, ku disa shqiptarë u rreshtuan në anën e palës italiane. Ndëshkimi ndodhi kur partizanët e Titos hynë në hapësirat shqiptare duke masakruar të dyshuarit si kolaboracionistë përpara syve të lemerisur të shokëve të tyre komunistë shqiptarë që ishin në ushtri.
Politika e Enver Hoxhës
Për pak kohë, forcat e kontrolluara nga Tito sunduan Shqipërinë dhe madje ishte sajuar një federatë e përhershme shqiptaro-jugosllave. Një nga mbështetësit ishte Enver Hoxha, që më vonë kishte kërkuar një referendum në Kosovë. Në vitin 1948 ndodhën ndryshime pas përjashtimit të Titos prej Cominform-it (Organizata që pasoi Cominternin, ku ishin anëtare të saj të gjitha vendet komuniste të bllokut lindor, - shën. red.) gjë që solli lartësimin e Enver Hoxhës brenda udhëheqjes shqiptare, i cili vazhdon akoma edhe sot që të mbahet lart. Për dy dekadat që pasuan, Jugosllavia e Titos i mbajti të nënshtruar shqiptarët e Kosovës, duke u mohuar të drejtën e shkollimit dhe duke arrestuar e vrarë mësuesit shqiptarë. Dhuna përfundoi në vitin 1966 me rënien e udhëheqësit serb Aleksandër Rankoviç, i cili ishte numri dy pas Titos. Që atëherë pastaj u shtuan të ardhurat federale në Kosovë në nivelin më të lartë se në çdo pjesë tjetër të vendit. Universiteti i Prishtinës u rrit duke u bërë një nga më të mëdhenjtë në Jugosllavi me 48 mijë studentë. Pjesa më e madhe e administratorëve rajonalë dhe policëve të tij janë shqiptarë etnikë. Madje, kosovarët janë lejuar të mbajnë lart edhe flamurin shqiptar, me shqiponjën e zezë dhe sfondin e kuq. Siç e përshkruan atë Zoti Dolanç, akoma ky zhvillim dinamik i frikshëm në mënyrë të çuditshme ka ushqyer ankth. Ishin protestat e vitit 1968 dhe sërish pati të tilla edhe në vitin 1975. Këtë herë, të rinjtë e Kosovës thërrisnin: “Ne duam republikë” ( Provinca e tyre autonome ka patur gjithashtu të gjitha të drejtat e një republike jugosllave, duke lejuar edhe të drejtën e ndarjes) dhe madje disa kërkonin aneksimin me atdheun e shqiptarëve të drejtuar nga zoti Hoxha.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times, më 19 prill 1981
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka

29 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›