Deri tani, asnjë studim fizibiliteti, kompanitë kërkojnë shtyrje afatesh
Asnjë nga shtatë kompanitë që kanë marrë licenca për prodhimin e energjisë së erës në Shqipëri, duke premtuar afërsisht rreth 2 miliardë euro investime, nuk i kanë kryer në kohë studimet e leverdisshmërisë ekonomike, bëhet e ditur nga Enti Rregullator i Energjisë. Pak ditë më parë, ERE miratoi një shtyrje afati për njërën prej kompanive për përgatitjen e dokumenteve, ndërsa në shtator shtyu afatet edhe për tre kompani të tjera.
"Duke konsideruar kompleksitetin e problematikës që i licencuari ka hasur për kryerjen dhe dorëzimin e studimit të fizibilitetit të bazuar në matje reale dhe duke qenë se ndërtimi dhe instalimi i parqeve eolike, përveç etapave administrative në të cilat kalon çdo projekt, përbën një teknologji jo shumë të njohur në vend dhe që kërkon asistencën teknike të huaj, afati i dorëzimit të studimit shtyhet me 12 muaj", njoftoi ERE përmes vendimit për njërën nga kompanitë.
Studimi
Pasi marrin miratimin paraprak për prodhimin e energjisë nga impiantet eolike, kompanitë kanë detyrimin të masin shpejtësinë e erës në kushte reale dhe të përgatisin një raport për të treguar nëse në vendin e përzgjedhur prej tyre fryn erë e mjaftueshme për të prodhuar energji, apo nëse era që fryn është e përshtatshme për këtë qëllim. Një pjesë e kompanive janë përpjekur të vendosin pajisje matëse të shpejtësisë, drejtimit dhe densitetit të erës, por vetë matja përbën një proces të kushtueshëm financiarisht dhe që kërkon 1-3 vjet kohë.
Kostoja dhe subvencionimi
Në total, energjia e erës nuk ka leverdi prodhimi në asnjë vend të botës në kushte tregtare dhe për këtë shkak, vendet e pasura e subvencionojnë atë, ndërsa një zyrë e OKB-së me qendër në Bon të Gjermanisë, autorizon kompani të ndryshme të shesin kredite karboni për të financuar ndërtimin e tyre. Subvencionimet bujare kanë shtyrë shumë investitorë të nxitojnë për ndërtimin e parqeve eolike pa e vrarë mendjen nëse fryn erë apo jo. Për shkak të subvencionimeve, spekulimet në këtë treg kanë qenë të shumta. Javën e kaluar, "Financial Times" raportoi se qe zbuluar një skemë e stërmadhe spekulimi, përmes së cilës kompani kineze kishin arritur të rrëmbenin rreth 1 miliard euro nga vendet e pasura. Qeveria kineze kishte ulur qëllimisht subvencionimet e veta për impiantet e erës, me qëllim që ato projekte të kualifikoheshin nga OKB si projekte energjie të pastër në një vend të varfër. Vendet e pasura kanë detyrimin të paguajnë për projekte të tilla, në bazë të traktatit të Kiotos përmes skemës ndërkombëtare të kreditove të karbonit. Nuk është e qartë nëse ndonjë prej kompanive që kanë projekte në Shqipëri ka përfituar apo jo nga kjo skemë. Që të gjitha kanë marrë certifikatën si projekte për energji të pastër, gjë që i lejon të grumbullojnë para në tregun italian.
ERE ka dhënë deri më sot shtatë licenca paraprake për ndërtimin e parqeve të energjisë me erë. Të shtatë projektet kanë fuqi të instaluar së bashku prej 1367 MW të instaluar. Në rast se realizohen, investimi i përgjithshëm mund të arrijë në disa miliarda euro. Prodhimi i pritshëm nga këto impiante sipas ERE-s është 3100 miliardë kWh, shifër kjo e barabartë me gjysmën e konsumit aktual kombëtar. Mullinjtë e erës mund të ndërtohen në Karaburun, Butrint, grykën e Shkumbinit, Lezhë dhe në Kryevidh të Kavajës. Projekte të tjera janë aktualisht në shqyrtim.
Gj. Erebara