E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dervishaj: Votimi i djeshëm,rikonfirmoi buxhetin për Tiranën

Sokol Dervishaj,kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shpreh se tashmë buxheti i Bashkisë së Tiranës, është një çështje e kaluar dhe pritet vetëm lajmërimi edhe i prefektit të Tiranës, për kontestimet që ai ka pasur për këtë buxhet. "Dje u rikonfirmua buxheti , por do të ketë edhe një njoftim zyrtar me prefektin për kontestimet që ai ka paraqitur", tha Dervishaj.Sipas Dervishaj, mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak ishte mbledhja e radhës, që kishtë një rend të përcaktuar. "U votua rendi i ditës, dhe u procedua mbi këtë rend dite", shpjegoi ai. Dervishaj u shpreh se në funksionin e kryetarit të këshillit, ai do të komunikojë zyrtarisht me Keçin për kontenstimin që ia ka pasur për buxhetin e Tiranës. "Këshilli e gjykoi se tashmë janë plotësuar kërkesat e Keçit ndaj dhe miratoi", tha ai.Në funksionin e këshilltarit të LSI-së, Dervishaj u shpreh se LSI-ja nuk është deklaruar kundër, por donte të dinte më tepër për fondin e buxhetit dhe për detajimin e strukturës organizative të ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, kërkesa që sipas Dervishaj, ditën e djeshme u plotësuan. "Ne mbështetëm projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës", shtoi ai. Dervishaj u shpreh se Këshilli përfshiu këkrkesën e Keçit si një pikë të veçantë, i cili kërkon që të ketë një njoftim zyrtar për Keçin, ndërsa grupi i PD-së u largua nga salla, dhe më pas sipas tij, mbledhja vijoi normalisht me marrjen e vendimeve. Lidhur me deklaratën e Ilir Metës për koalicion pasgjedhor me PS-në, Sokol Dervishaj tha se nuk ka ndryshim të qëndrimit të LSI-së."Çudia ndodh me politikën dhe mediat që kanë gjetur një surprizë të deklaratës së Metës. LSI-ja është një parti me vizion të majtë, ndaj dhe qëndrimi ynë është konstant", përfundoi Dervishaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›