Topi-Pedersen:Danimarka mbështet Shqipërinë në procesin integrues

Presidenti i Republikës, Bamir Topi nisi vizitën zyrtare në Danimarkë. Gjatë kësaj vizite, presidenti Topi është takuar me Kryetarin e Parlamentit danez, Thor Pedersen. Pedersen i shpreh presidentit Topin mbështetjen për demokracinë e re, integrimin e plotë si dhe standardet integruese të Shqipërisë. Pedersn ofroi përvojën parlamentare të Danimarkës për vendin tonë. Gjatë këtij takimi Pedersen e Topi folën edhe për situatën në rajon dhe në veçanti për Kosovën.Presidenti Topi në këtë takim shoqërohet nga një delegacion i përbëre nga deputetë, Avokati i Popullit nënkryetari i KLD-së,Përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare të ish-të burgosurëve dhe të përndjekurëve politikë , përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë.