E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Qeveria të shpërblejë punonjësit e ARMO dhe Alpetrol

Numri dy i grupit parlamentar në PS, Erion Braçe dje gjatë fjalës së tij në kuvend  u ndal tek një çështja e të verbërve, të cilët prej disa javësh protestojnë për të kërkuar disa të drejta të tyre të mohuara gjatë këtyre 3 viteve e gjysmë, sidomos me pagesat. Nënkryetari Braçe vuri në dukje se kërkesa e mbi 10 mijë të verbërve lidhet drejtpërdrejtë me atë që është mundësia e qeverisë, indeksimi dhe kjo thuhet edhe në vendimet e qeverisë, indeksimi i pagesës së të verbërve që nga 2005 e këtej, gjë që nuk ka ndodhur. Braçe bëri të ditur se Parlamentin e Shqipërisë funksionon edhe një lob që është mbështetur nga ky grupim në zgjedhjet e 2005, pavarësisht krahut politik i majtë apo i djathtë. Natyrisht, detyra e këtyre deputetëve theksoi Braçe, është sensibilizimi i qeverisë dhe natyrisht nxitja e vendimmarrjes, me qëllim që të garantoj kushte më të mira qoftë jetese, por edhe të integrimit në komunitet të kësaj shtrese në nevojë. Braçe ka sjellë në kujtesë çështjen e kompanisë shtetërore, ARMO. Braçe bëri të ditur se 650 punonjës, që sot e kësaj dite, nuk po marrin dot shpërblimin për vjetërsinë në punë që qeveria ka përcaktuar përpara se të hynte në procesin e privatizimit. Këtu janë thënë fjalë të ndryshme dhe janë marrë angazhime të ndryshme, por për fat të keq, këta punonjës nuk po marrin rreth 3.5 milion dollarë që janë haku dhe djersa e tyre, në më shumë se 25 vite punë, u shpreh Braçe. Deputeti socialist solli në kujtesë edhe kompaninë ende shtetërore Alpetrol. Braçe deklaroi se pavarësisht ristrukturimit të kësaj kompanie, një pjesë e ish-punonjësve nuk po përfitojnë pagesën e papunësisë, ndërkohë punonjësit aktual ndodhen në vështirësi për shkak të mos pagesës së rrogës prej 3 muajsh. Ky problem tha Braçe, është në Ballsh, Fier, Patos, Kuçovë dhe kudo që kompania Alpetrol ka punonjësit e saj.  Braçe ka ngritur një shqetësim tjetër, duke marrë shkas nga qytetarët nga të gjitha zonat se Televizioni Publik Shqiptar nuk ndiqet, pra nuk ka sinjal dhe si rrjedhojë nuk ofron shërbim. Ai tha se duke filluar nga Malësitë e Skraparit dhe Beratit, në Elbasan, Sarandë, Fier, Gjirokastër dhe për të vazhduar në veri, TVSH nuk ofron fare shërbim, nuk ka sinjal fare, ndërkohë që këtë muaj, në faturat e energjisë elektrike është shtuar taksë për TVSH-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›