E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurset, sa per qind zene ne vleresim

Ministria e Arsimit publikon raportin mature-konkurs, per programet e studimit ku do te kete konkurse
Per te gjithe ju maturante qe keni vendosur te vazhdoni studimet e larta ne nje nga 33 deget e poshteshenuara, duhet te keni parasysh qe llogaritja e pikeve per keto dege eshte me e vecante se te tjerat. Kjo, per shkak te specifikes se tyre, duke qene se do te behen me konkurs. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar per here te pare se sa do te jete raporti i vleresimit Mature-Konkurs, per to, per vitin akademik 2010-2011.
Raporti
Ajo qe te bie ne sy nga tabela e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, eshte fakti se perqindjen me te larte te konkursit e kane deget e Akademise se Arteve dhe ato te Universitetit te Sporteve ne Tirane dhe ne rrethe. Kesisoj, te gjitha deget e Arteve do te kene 80 per qind te peshes se vleresimit pjesen praktike (konkursin) dhe 20 per qind te peshes, piket e Matures Shteterore. Behet fjale per deget: Aktrim, regji, skenografi – kostumografi, koreografi, pikture, skulpture, muzikologji, kompozim, dirigjim, piano, violine, violoncel, viole, kitare, kontrabas, flaut, oboe, klarinete, fagot, korno, trombe, tromboze, bastun, kengetare, pedagogji muzikore dhe fizarmonike klasike. Ne fakt, vetem keto dege kane raport 20-80 cka do te thote se 20 per qind te peshes se vleresimit e zene piket e Matures Shteterore dhe 80 per qind, konkursi sipas specialiteteve te lartpermendura.
Te tjera
Ne fakt, duket se piket e procesit te Matures Shteterore jane te zhvleresuara disi edhe ne dege te tjera. Kjo, per faktin se, sipas specialisteve keto jane dege shume specifike dhe kane te bejne me talentin dhe njohurite e kandidateve pikerisht ne keto fusha, dhe jo ne fushat e pergjithshme. Ne deget “Edukim Fizik dhe Sporte” te Universitetit te Elbasanit "Aleksander Xhuvani" dhe te Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Matura do te kete 30 per qind te peshes ne vleresim, ndersa konkursi 70 per qind. E njejta gje vlen dhe per programin e studimit “Shkenca te levizjes”, ne Universitetin e Sporteve te Tiranes. Po ne kete universitet, eshte parashikuar nje raport tjeter per programin e studimit “Fushat e veprimtarise fizike te shendetit dhe Rekreacionit, ku Matura Shteterore do te zere 40 per qind te peshes ne vleresim dhe konkursi 60 per qind te peshes. Ndersa e shumekerkuara Arkitekture, do te kete raportin 35 per qind me 65 per qind, perkatesisht Mature Shteterore-Konkurs.
L.Ndoka

TABELA E PERQINDJEVE TE MATURES SHTETERORE DHE KONKURSEVE
ID Programi i Studimit Univesiteti %Mat %Konk
070 Arkitekture Un. Politeknik i Tiranes 35 65
131 Edukim Fizik Sporte Un. i Elbasanit "Aleksander Xhuvani" 30 70
173 Edukim Fizik e Sporte Un. i Shkodres "Luigj Gurakuqi" 30 70
179 Pedagogji e specializuar Un. i Vlores "Ismail Qemali" 35 65
236 Regji filmi dhe TV Akademia e Arteve 20 80
237 Aktrim Akademia e Arteve 20 80
238 Regji Akademia e Arteve 20 80
239 Skenografi - Kostumografi Akademia e Arteve 20 80
240 Koreografi Akademia e Arteve 20 80
241 Pikture Akademia e Arteve 20 80
242 Skulpture Akademia e Arteve 20 80
243 Muzikologji Akademia e Arteve 20 80
244 Kompozim Akademia e Arteve 20 80
245 Dirigjim Akademia e Arteve 20 80
246 Piano Akademia e Arteve 20 80
247 Violine Akademia e Arteve 20 80
248 Violoncel Akademia e Arteve 20 80
249 Viole Akademia e Arteve 20 80
250 Kitare Akademia e Arteve 20 80
251 Kontrabas Akademia e Arteve 20 80
252 Flaut Akademia e Arteve 20 80
253 Oboe Akademia e Arteve 20 80
254 Klarinete Akademia e Arteve 20 80
255 Fagot Akademia e Arteve 20 80
256 Korno Akademia e Arteve 20 80
257 Trombe Akademia e Arteve 20 80
258 Trombone Akademia e Arteve 20 80
259 Bastub Akademia e Arteve 20 80
260 Kengetare Akademia e Arteve 20 80
261 Pedagogji muzikore Akademia e Arteve 20 80
262 Fizarmonike klasike Akademia e Arteve 20 80
263 Shkenca te levizjes Universiteti i sporteve te Tiranes 30 70
264 Fushat e veprimtarise fizike te shendetit Un.sporteve 40 60

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›