Dervishi, për VOA: Kontrabanda tregon se institucionet nuk veprojnë
Organizata Transparency International vlerësoi arrestimet e tregtarëve të naftës si përpjekje për të goditur trafiqet dhe për të vendosur rregull në biznesin e hidrokarbureve, ku çmimet kanë dalë jashtë çdo kontrolli dhe garancie mbi cilësinë.
Përfaqësuesi i kësaj organizate në Shqipëri Lutfi Dervishi, deklaroi për Zërin e Amerikës se kontrabanda që dyshohet se bënin të pandehurit është revoltuese për shumë arësye. Sipas tij, kjo skemë kontrabande tregon se një seri institucionesh shtetërore nuk funksionojnë, dhe sektori i antikrimit ekonomik të prokurorisë ka shumë punë për të bërë.
Zoti Dervishi tha se një hetim gjyqësor i thellë duhet të nxjerrë në dritë shkaqet se pse nuk u kapën këta kontrabandistë nga inspektoriati i cilësisë së hidrokarbureve, pse nuk u zbuluan ata nga forcat e rendit publik, nga tatimet, nga doganat, dhe nga institute të tjera të kësaj fushe apo nga organizata të tjera biznesi.
Përfaqësuesi i Transparency International Albania thotë se hetimi është e nevojshme të përfshijë jo vetëm veprimet e këtyre personave të arrestuar, por edhe të atyre që i favorizuan në çdo hap. Po ashtu, në sferën e këtij e hetimi, sipas Transparency International, janë abuzimet e konsiderueshme financiare me çmimet e karburanteve, mashtrimi i klientëve, si edhe shkatërrimi i makinave dhe mjedisit nga nafta me cilësi të keqe.
(e.m/voa/BalkanWeb)