Dervishi: Nafta në tregun vendas, më cilësore
Nafta që do të qarkullojë në tregun vendas do të jetë më cilësore, dhe kjo për shkak të kalimatësave që janë vendosur në pikat e doganave. Sipas Dervishit, kalimatësat bëjnë të mundur që në çdo 300 litra naftë të realizohet analiza e cilësisë së naftës së importuar.
Sipas Dervishit rritja e çmimeve të karburantëve në tregjet botërorë nuk ka ndikuar në rritjen e çmimit vendas. Përsa i përket 4 muajve të parë të 2008-ës, importi i karburanteve paraqitet rreth 116 mijë e 843 ton, pothuajse e njëjta sasi e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kështu, përsa i përket prillit të këtij viti doganat kanë arritur të realizojnë planin në masën 104 %, në një kohë që si katërmujor rritja vlerësohet 6 %. Në lidhje me eksport-importin, doganat kanë shënuar një rritje përkatësisht me 5 dhe 14 %.