Furnizimi me ujë, 69 % e totalit nuk faturohet
Nga një raport i nxjerrë për vitin 2007 ka rezultuar se humbjet në rrjetin e kanalizime- ujësjellës vlerësohen 20-25 % të ujit të përgjithshëm të prodhuar, në një kohë që sasia e pafuturuar shkon deri në 69 %.
Programi i qeverisë shqiptare ka pasur si synim përvecse kalimin e këtij sistemi në duart në pushtetit vendor, edhe rehabilitimin dhe sistemimin e plotë të këtij të fundit.
Sipas ministrisë së transporteve sërish problem kryesor mbetet mosfaturimi i ujit, i cili për shkak të këtij fenomeni, keqpërdoret duke bërë për të plotësuar kërkesat të rritet në mënyrë të madhe edhe prodhimi.
Sipas programit të hartuar nga qeveria shqiptare për vitet 2005-2007 është bërë e mundur që të mbulohet me sistem të kanalizimeve dhe ujë të pijshëm rreth 76.4 % të popullsisë
Një diskutim lidhur me ujin ka pasur sot edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Nikollaq Neranxi u shpreh se: “Ende sot nuk ekziston një kontratë tip midis konsumatorit dhe ujësjellësit”. “Unë jam dakord që të gjithë ta paguajnë atë që konsumojnë por nga ana tjetër duhet që edhe shteti të garantojë qytetarët për furnizimin me ujë” – tha Neranxi. Sipas tij askush nuk merr përgjegjësi nëse konsumatori nuk furnizohet me ujë.