Fullani: Shqipëria në BE? Ndoshta në 2018
Guvernatori i BSh, Ardian Fullani ka deklaruar se Shqipëria, e konsideruar një nga vendet më të varfra të Evropës, mund të aplikojë për t’u futur në BE pas 10 vjetësh, duke shtuar nga ana tjetër, se një faktorët vendimtarë për anëtarësim do të jenë investimet e huaja direkte në vend.
“Kjo do të ndodhë në 10 vitet e ardhshme sigurisht”- tha Fullani në intervistën e dhënë në forumin “Britania e madhe, dhe investimet shqiptare” në Angli. “Shqipëria e ka në plan të parë këtë angazhim dhe po shkon në drejtimin e duhur për tu bërë anëtare e BE-së shumë shpejt”.
Shqipëria, e cila vetëm muajin e kaluar mori ftesën për anëtarësim në NATO, për bën përpjekje të mëdha për të përmirësuar infrastrukturën dhe të tërheqë invesëtitorë të rinj në vend- është shprehur Fullani.
Por sipas raportit të FMN, rreth 40 % e popullsisë nuk ka ujë të pijshëm ndërkohë që ndërprerjet e energjisë vazhdojnë të jenë problematike, duke ngadalësuar zhvillimet ekonomike në vend. Shërbimi i investitorëve Moody i dha shqipërisë notën B1 në Qershor 2007, 4 hapa nën nivelin mesatar të investimeve.
Ekonomia e vlerësuar në nivelin e 9 miliardë dollarëve është rritur me 6% vitin e kaluar dhe shqipëria ka shitur 7.8 milionë euro bono në tregun e brendshëm deri në 5 dhjetor.
Shpresojmë të arrijmë objektiva të rëndësishme ka thënë Fullani, pasi shumë kompani të huaja kanë shprehur interes për të investuar në fusha të tilla si energjetike, sistemin bankar, turizëm etj.
Por sërish analistët dhe organizatat e huaja, vlerësojnë se sfidat e qeverisë mbeten zhvillimi dhe ristrukturimi I bujqësisë, ndërkohë që bonot dhe tregu i barave duhet të bëhen me atraktivë.
Rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimit në botë po japin ndikimin e tyre edhe në inflacionin në Shqipëri, i cili është përshpejtuar me ritme të shpejta deri në nivelin 4.6% në muajin Mars. Banka e Shqipërisë synon të nivelojë inflacionin duke e ulur atë në nivelin e shënjestruar 3%- tha Fullani.
Banka qendrore është “e qetë” me nivelin aktual të lekut – vazhdoi ai. Liberalizimi i kursit të këmbimit të lekut ishte një nga strategjitë më të mira të vendosura në fillim të viteve 1980. “Ka qenë një element i gjetur për të ulur inflacionin dhe presionet inflacioniste që vijnë nga jashtë” – ka përfunduar Fullani në këtë shkrim të Bloomberg.