E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker: Zgjedhjet lokale serbe të jashtëligjshme

Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker në një intervistë për Zërin e Amerikës është shprehur se zgjedhjet lokale serbe janë të paligjshme dhe se  nuk mund të ketë administratë paralele në Kosovë. Ruecker ka beret e qarte se  misioni i drejtuar prej tij do t'u përshtatet rrethanave të krijuara pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por ende mbetet për t'u përcaktuar mandati i qartë i UNMIK-ut dhe Misionit të Bashkimit Evropian pas 15 qershorit, kur hyn në fuqi Kushtetuta e Kosovës.Sa u përket zgjedhjeve parlamentare, ne do të mbajmë qëndrimin që e kemi mbajtur që nga viti 1999 që këto zgjedhje nuk do të jenë të penguara por as të mbështetura. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, atëherë çështja është nëse Serbia provon të organizojë zgjedhje lokale më ligjet që nuk janë të zbatueshme në Kosovë. Ato do të jenë në kundërshtim me Rezolutën 1244, nuk janë të autorizuara nga UNMIK-u dhe rezultati i tyre do të jetë i pavlefshëm nëse zgjedhjet e tilla mbahen eshte shprehur diplomati i larte. Kemi bërë çdo përpjekje për të bindur Beogradin që kjo nuk duhet të ndodhë. Ne e kemi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara në New York dhe te  Bashkimit Evropian. Të gjithë pajtohen se është kundër rezolutës 1244 dhe nuk ka mundësi që Serbia të mbajë zgjedhje të tilla lokale në Kosovë ka përfunduar Ryker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›