E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deschamps me Francën deri më 2016

Didier Deschamps mund të mbetet në postin e selektorit të Francës deri kur shteti të jetë nikoqir i Euro 2012, pasi është njoftuar se nuk do të shkarkohet edhe nëse skuadra nuk kualifikohet për Kampionatin e ardhshëm botëror.

Franca do të luajë në grup me kampionin në fuqi, Spanjën dhe Anglinë andaj Deschamps mund të ketë detyrë të vështirë të udhëheq Francën drejt ‘Brazilit 2014’. Por, edhe në rast të dështimit ai ka marr përkrahjen për të ruajtur postin.

“Kontrata është e qartë. Deschamps do të vazhdojë deri më 2016”, deklaroi presidenti i Federatës franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›