Reali mund ta zë Barcelonën

Sulmuesi Karim Benzema është optimist se Real Madrid mund ta zë Barcelonën dhe të mbrojë titullin e kampionit në La Liga.
Kampioni në fuqi është aktualisht 11 pikë prapa gjigantit katalan por Benzema është optimist se skuadra e Jose Mourinhos ka ende shanse për të triumfuar.
“Ne të gjithë besojmë se mund ta zëmë Barcelonën. Gara për titull nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Benzema për të përditshmen sportive spanjolle AS. “Do të japim maksimumin për tu munduar të mbrojmë titullin. Nuk guxojmë të gabojmë më por duhet të luftojmë për titull”, përfundoi ai. Reali është mysafir i Valladolidit të shtunën.