Llorente nuk largohet në janar

Trajneri i Athletic Bilbaos, Marcelo Bielsa ka insistuar se sulmuesi Fernando Llorente nuk do të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht se futbollisti ka konfirmuar dëshirën për të ndërruar mjedisin.
Llorente ka njoftuar se nuk do të vazhdojë kontratën e tij me klubin bask që do të skadojë më 30 qershor 2013. Por, Bielsa pret që Llorente të jetë në Bilbao deri në përfundim të këtij stinori.
“Klubi ka mohuar mundësinë e largimit të Llorentes gjatë janarit. Kjo është e qartë”, deklaroi Bielsa. Llorente spekulohet se kërkohet nga klube të ndryshme përfshirë Juventusin, Borussia Dortmundin, Tottenhamin, Liverpoolin dhe Arsenalin.