E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verratti mbetet në PSG

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka insistuar se ai dhe trajneri Carlo Ancelotti do të mbeten në klub.

Së fundmi spekulohej se në rast të shkarkimit të Ancelottit, edhe Verratti do të braktis gjigantin nga Parc des Princes. Por, ish ylli i Pescarës ka insistuar se ai dhe Ancelotti do të mbeten në PSG.

“Jemi vetëm në dhjetor. Më vjen mirë kur dëgjoj për interesimin nga Juventus sepse është një skuadër e madhe, por më duhet të mendoj vetëm për PSG-n. Po ashtu do ta shihni se edhe Ancelotti do të qëndrojë këtu. Ai është trajner i mirë dhe kjo periudhë negative nuk është faj vetëm i tij”, deklaroi Verratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›