E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dëshira Noka dhe Naim Avdia i nënshtrohen ekspertizës

09/06/2005  TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon për ekspertim mjeko-ligjor dy të paraburgosurit Naim Avdia dhe Dëshira Noka. Dje në mesditë dy të pandehurit, akuzuar për vrasje të ndryshme, janë futur në ambientet e Mjeksisë Ligjore dhe janë marrë në pyetje nga specialistët. Për ta është bërë një pyetësor, i cili vërtetonte nëse janë apo jo të përgjegjshëm. Ndërsa urdhri për të bërë ekspertimin mjeko-ligjor është lëshuar nga Prokuroria, më parë kërkesat janë bërë nga avokatët mbrojtës. Avokati Hysni Beti i kërkoi gjykatës lirimin e të pandehurit Naim Avdia, edhe pse kishte vrarë dy adoleshentë në kohën kur ka qenë në shërbim ushtarak. Nga ana tjetër, Dëshira Noka, sipas prokurorit, ka shfaqur shpesh shqetësime nervore. Ka qenë aq shumë problematike sa është dënuar për plagosje në një kohë kur në oborrin e shtëpisë, pasi e vrau, varrosi bashkëshortin Avdi Noka disa vite më parë. Noka, sipas prokurorëve, edhe gjatë bisedës të jep përshtypjen e një njeriu me probleme psikike. Megjithatë janë mjekët ligjorë ata që pas marrjes në pyetje do të formulojnë raportin që do të paraqitet në gjykatë. E njëjta gjë është bërë edhe me Naim Avdiun. Hysni Beti, avokati i tij, i ka treguar gjyqtares së gatshme se Naim Avdiu mjekohet që nga viti 2003 nga një sëmundje mendore. Është depresiv dhe i rënduar e në këto kushte duhet të dërgohet në një spital psikiatrik për të marrë mjekim të detyrueshëm e jo të mbahet në burg, është shprehur avokati mbrojtës. Sipas prokurorit, i pandehiuri ka qenë në shërbim kur ka debatuar për gjëra banale me dy adoleshentët, 17-vjeçarin Afrim Versuli dhe 18-vjeçarin Dashamir Gjoni. Kanë qenë djemtë ata që, sipas ushtarit, e kanë ofenduar rëndë, duke e quajtur njeri të vogël. Jo vetëm kaq, por prokurori tha se Avdiu pa marrë parasysh se ishte duke kryer një detyrë ushtarake, gjithashtu pa u menduar se përpara kishte dy djem të rinj, ka qëlluar drejt tyre me automatik. Ka mbetur i vrarë në vend shtetasi Afrim Versuli dhe është plagosur rëndë Dashamir Gjoni.

Alma Çuka

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›