Zola, edhe një vit me Kaljarin
09/06/2005 Pas disa javësh në dilemë, duket se Xhanfranko Zola ka vendosur të vazhdojë të luajë futboll dhe së shpejti do të firmosë një kontratë të re një-vjeçare me Kaljarin. Këtë gjë e ka konfirmuar drejtori sportiv i skuadrës kaljaritane, Nikola Salerno: “Me Xhanfrankon kemi biseduar kohët e fundit dhe jam i sigurt që do të jetë përsëri në përbërje të sulmit tonë. Nuk besoj se do të kemi probleme këtë vit dhe kjo është një gjë e mirë për Kaljarin”. Më pas, drejtuesi sard ka folur edhe për Espoziton, i cili kërkohet nga shumë skuadra italiane dhe të huaja: “Presim ndonjë ofertë të përshtatshme, sepse duam të holla, por edhe ndonjë lojtar. Oferta konkrete? Më të mirat na kanë ardhur nga Anglia, ndaj nuk është çudi nëse do ta shohim jashtë Italisë sezonin e ardhshëm”.