E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kuman, trajneri i ri i Benfikës

09/06/2005  Kampionët portugezë të Benfikës kanë emëruar Ronald Kumanin, në postin e trajnerit të tyre të ri. Këtë e ka bërë të ditur dje, presidenti i klubit, Luis Filipe Vieira. Kuman, ish-trajner i Kombëtares holandeze dhe i Ajaksit, do të prezantohet sot përpara skuadrës, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës së tij me portugezët. Kumani ka zëvendësuar italianin Xhovani Trapatoni, i cili u largua prej bankinës së Benfikës, javën e shkuar, pasi e çoi skuadrën drejt titullit kampion, pas plot 11 vjetësh. Arsyet e largimit të Trapatonit ishin thjesht personale dhe ky i fundit nuk dëshironte ta përmbushte kontratën e tij, e cila përfundonte vitin tjetër. Benfika është klubi më popullor në Portugali dhe titulli i sivjetshëm ishte i 31-ti në historinë e tyre. Kumani, “timonieri” i ri i tyre, u largua nga “gjigandët” e Amsterdamit në muajin, pasi skuadra u eliminua nga Kupa UEFA, pas humbjes 3-1, ndaj Okserit. Kumani ka drejtuar gjithashtu edhe Kombëtaren holandeze, me të cilën fitoi titullin Kampion Evrope, në vitin 1988.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›