Akuza për krime lufte liderëve izraelitë
Një konferencë prokurorësh islamikë, e zhvilluar në Iran, doli të mërkurën me një draft rezolutë, përmes së cilit kërkohet gjykimi i liderëve izraelitë për krime ndaj njerëzimit dhe krime lufte në Gaza. Akuzat kanë të bëjnë me ofensivën izraelite të dhjetorit të shkuar, ndërmarrë kundër Hamas-it në Gaza. Ushtarakët izraelitë u akuzuan për përdorim të tepruar dhune dhe përdorim force në zona civile. "Izraeli është një regjim i cili njeh veç gjuhën e dhunës dhe të forcës", tha në takim Mahmud Ahmadinexhad.