Rivali i Çavezit kërkon azil në Peru
Një lider opozitar venezuelian ka kërkuar azil politik në Peru, nën justifikimin se po persekutohet politikisht nga Presidenti Hugo Çavez dhe nga qeveria e tij. Manuel Rosales, i cili u përball me Hugo Çavez gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2006, po përballet në Venezuelë me akuza për korrupsion, por që për të janë veç stisje. Ka qenë i fshehur që prej momentit kur akuzat e bënë zyrtare, muajin e shkuar. Për autoritetet venezueliane, Rosales konsiderohet si kriminel në gjendje të lirë.