Kore e Veriut dhe e Jugut, bisedimet zgjasin vetëm 22 minuta
U zbuluan dje detajet e takimit mes qeverive të Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Sipas Ministrisë së Unifikimit të Koresë së Jugut, bisedimet e së martës zgjatën vetëm 22 minuta. Të dyja palët kishin rënë dakord të bisedonin disa marrëveshje biznesi të lidhura me kompleksin industrial "Kaesung" të Koresë së Veriut, i cili menaxhohet nga të dyja shtetet. Bisedimet u ndërprenë, pasi delegacioni koreanoverior refuzoi diskutimin e çështjes së një punëtori koreanojugor, i cili mbahet në gjendje burgimi.