Bashkimi Evropian ul çmimet e telefonisë celulare
Europarlamentarët kanë votuar në masë dërrmuese pro uljes së kostove të mesazheve dhe shërbimeve të internetit që ofron telefonia e lëvizshme për komunikimet jashtë kufijve. Tavani për mesazhet e shkruara me "roaming" do të bjerë në 11 cent (të euros) nga 29 cent që kushtojnë aktualisht. Tavanet e reja që do vendosen në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (pa llogaritur këtu TVSH-në) do hyjnë në fuqi në korrik të këtij viti. Çmimi aktual prej 46 centësh (euro) në minutë për thirrjet e bëra do të bjerë në 43 cent në muajin korrik.
Legjislacioni i ri u votua pro prej 646 europarlamentarëve, ndërkohë që votat kundër qenë 22. Nisma është miratuar që më parë prej ministra të Telekomunikacioneve të Bashkimit Evropian. Ka synim parandalimin e "tronditjes nga fatura" - surpriza e pakëndshme me të cilën përballen shumë pushues me t‘u kthyer në shtëpi, në çastin kur shohin sa shumë kanë shpenzuar ndërsa kanë qenë jashtë vendit. Sipas një reporteri të BBC në Strasburg, një abonent shpenzoi 39 dollarë për shkarkimin e një spektakli të vetëm televiziv. Tavani për thirrjet e marra nga jashtë do të ulet nga 22 cent që është sot, në 19 cent në korrikun e këtij viti dhe në 11 cent që pas korrikut të vitit 2011.
Në fazën e parë të legjislacionit europarlamentar për "roaming", kostot e thirrjeve me zë u ulën që nga 1 korriku i vitit 2007. Kostoja mesatarja për një thirrje "roaming" deri në atë kohë ishte 1.15 euro për minutë. Ndërkaq, kompanitë e shërbimeve celulare janë vënë në dijeni se legjislacioni mbi mesazhet dhe shkarkimin e të dhënave nga interneti do të hyjë në fuqi, në mos ato do vendosin t‘i ulin vullnetarisht çmimet.
Ideja nuk është përcaktimi i një çmimi fiks për gjithë vendet e BE-së, por vendosja e një tavani nën të cilin kompanitë të konkurrojnë duke fituar çmime më të lira shërbimesh dhe duke ruajtur nivele të arsyeshme fitimesh. Edhe kostot e shërbimeve "roaming" të të dhënave gjithashtu do të ulen. Këtu përfshihet shkarkimi dhe nisja e e-mail-eve me jashtë nga telefonat celularë. Që nga 1 korriku, çmimi maksimal do jetë 1 euro për megabait, krahasuar me mesataren prej 1.68 eurosh që është sot. Do të ulet me 50 cent në korrikun e vitit 2011.
Propozimet fillestare për tavanin e shërbimeve "roaming" u bënë nga komisionerja e BE-së për Telekomunikacionet, Vivian Reding. Nëntorin e shkuar paketa e masave fitoi mbështetjen e ministrave të Telekomunikacionit të Bashkimit Evropian. Sipas komisioneres, trafiku i telefonatave u shtua 30-35%, pasi BE-ja uli kostot e "roaming"-ut me 50-60 për qind.