E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sanksione Iranit nëse nuk dialogon

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, zuri në gojë dje "sanksione mjaft të ashpra" kundrejt Iranit, në rast se Teherani do të vazhdojë të hedhë poshtë ofertat për dialog lidhur me programin nuklear. Sekretarja e Shtetit, gjatë një raportimi para Kongresit, tha se për SHBA është i domosdoshëm bllokimi i rrezikut të një Irani që zotëron armë nukleare. Klinton shtoi se Amerika "po hidhte bazat për mundësimin e sanksioneve shumë të ashpra kundër Iranit".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›