1 mijë lekëshi, monedha më e parapëlqyer
Kartëmonedha me vlerë 1000 lekë duket se është më e preferuara e shqiptarëve, sipas të dhënave nga bilanci i Bankës së Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar, në Shqipëri qarkulluan 84 milionë copë kartëmonedha 1 mijë lekëshe, me një rritje 22 për qind kundrejt vitit 2007. Kartëmonedha e dytë më e përdorur ishte ajo 500 lekëshe. Shqiptarët qarkulluan nëpër duar 62 milionë copë kartëmonedha të tilla gjatë vitit 2008, nga 53 milionë njësi që patën qarkulluar në vitin 2007. Kartëmonedha e re 2 mijë lekëshe, e cila u hodh në qarkullim vitin e kaluar, gjeti një përdorim shumë të kufizuar. Në fakt, statistikat tregojnë se "vetëm" 502 mijë copë të tilla janë përdorur nga qytetarët.
Gjithsej, në Shqipëri, qarkullojnë 183 milionë kartëmonedha fizike. Vlera e tyre e përgjithshme financiare është 203.7 miliardë lekë, (rreth 1.63 miliardë euro). Paraja fizike në qarkullim është rritur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar, kryesisht për shkak se një pjesë e qytetarëve tërhoqën përkohësisht depozitat e tyre në banka.