E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i vdekur një 50-vjeçar

Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në kodrat e qytetit të Lushnjës dhe policia mendon se ai është vetëvrarë. Agim Qosja, pronar i një dyqani mishi në qytetin e Lushnjës, i divorcuar prej disa vitesh, është gjetur i vdekur dje nga kalimtarë të rastit të cilët njoftuan policinë rreth orës 13:30. Gjatë këqyrjes së trupit të viktimës, ekspertët e policisë nuk kanë gjetur shenja dhune, por kanë ngritur dyshimin se burri mund të jetë helmuar. Për këtë arsye, është kërkuar të bëhet autopsia e kufomës, konkluzionet e së cilës nuk janë bërë ende. Burimet policore thanë se Qosja, baba i dy fëmijëve, ishte në gjendje të mirë ekonomike, por nuk bënte një jetë të rregullt që nga divorci me gruan e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›