I trazuar nga maska e tij
Papjekuria nuk është gjithmonë e bashkëlindur apo e imponuar nga të tjerët. Ekziston edhe një papjekuri, drejt së cilës na përmbyt kultura kur na rrëmben, kur nuk arrijmë të ngrihemi në lartësinë e saj. Fëmijërohemi nga çdo formë “superiore”. Njeriu,
Witold GOMBROWICZ
Thonë se një vepër shpjegohet nëpërmjet vetvetes, se komentet e autorit janë të tepërta.
Në parim kjo është e vërtetë. Por arti bashkëkohor nuk pritet gjithmonë lehtë dhe, nganjëherë, është e udhës që autori ta marrë lexuesin për dore dhe t’i parashtrojë një itinerar.
Ndoshta do të duhet të them cili jam dhe nga vij.
Jam autor i këtyre veprave në polonisht: “Bakakai” (novela), “Ivona, princesha e Burgonjës” (komedi), “Ferdidurku” (roman), “Martesa” (dramë), “Transatlantiku” (roman), “Pornografia” (roman). Së fundi: “Ditari i viteve 1953-1961”.
Deri në vitin 1957 isha pothuajse i panjohur. Një emigrant në Argjentinë.
Atë vit, gjatë një lëvizje kalimtare liberalizmi, qeveria polake lejoi rishtypjen e librave të mi. Suksesi i shpejtë dhe i paparashikuar i kësaj sipërmarrje bëri që, pas një farë kohe, të ndalohesha sërisht dhe të ndaloheshin gjithashtu edhe shkrimet për mua. (E tillë ishte kuadrila që ne shkrimtarët e disa vendeve kërcejmë me popujt tanë, madje edhe ata që, si puna ime, nuk përzihen me politikë.)
“Pornografia” është libri im i dytë që botohet në Francë.
Papjekuria nuk është gjithmonë e bashkëlindur apo e imponuar nga të tjerët. Ekziston edhe një papjekuri, drejt së cilës na përmbyt kultura kur na rrëmben, kur nuk arrijmë të ngrihemi në lartësinë e saj. Fëmijërohemi nga çdo formë “superiore”. Njeriu, i trazuar nga maska e tij, do të fabrikojë për përdorim të tij dhe fshehtazi një lloj nënkulture: një botë të ndërtuar me llumin e botës superiore të kulturës, lëmë i së pavlerës, i miteve të mitur, i pasioneve të papohuara, lëmë dytësor i kompensimit. Pikërisht këtu lind njëfarë poezie e turpshme, njëfarë bukurie kompromentuese.
A nuk jemi krejt pranë “Pornografisë”?
Nga Ditari im po nxjerr fragmentet, që vijojnë:
“Një nga qëllimet e mia shpirtërore dhe estetike është të gjej një hyrje më të hapur, më dramatike drejt Rinisë. T’i zbuloj asaj lidhjet me pjekurinë, me qëllim që ato të plotësojnë njëra-tjetrën.”
Më tej: “Nuk besoj në një filozofi joerotike. Nuk i zë besë një mendimi të deseksualizuar.”
“Natyrisht, është vështirë të besosh që “Logjika” e Hegelit apo “Kritika e arsyes së kulluar” të jenë ngjizur, nëse autorët e tyre kanë ndenjur pa mbajtur një largësi me trupin. Por vetëdija e kulluar, e saporealizuar, duhet të kridhet përsëri te trupi, te seksi, tek Erosi; artisti duhet ta ngulë filozofin brenda magjepsjes, brenda mahnitjes, brenda veskut.”
Edhe kjo vërejtje, ndonëse më bën të dyshoj për megalomani: “Po sikur “Pornografia” të qe një orvajtje për të rinovuar erotizmin polak?.. Një orvajtje për të gjetur një erotizëm, që do t’i përkonte më tepër fatit dhe historisë sonë të afërt – të bërë nga dhunimet, skallavëria, qenëritë – një zbritje drejt kufijve të errët të vetëdijes dhe të trupit?”
Jam gjithnjë e më shumë i prirur që temat, të cilat më duken më të ndërlikuarat, t’i paraqes në një formë të thjeshtë, madje naive. “Pornografia” është shkruar paksa në mënyrën e një një “romani province” polak; është sikur të mbartja mbi një qerre të vjetëruar një helm “zë i fundit” (zë i dhembjes, jo i modës, kjo kuptohet vetvetiu).
A kam të drejtë të mendoj se, sa më e guximshme dhe e vështirë të jetë letërsia, aq më tepër duhet të kthehet ajo drejt formave të lashta, të lehta, me të cilat lexuesit janë mësuar?
K.A. Jelenski, të cilit vepra ime i detyrohet shumë për aq sugjerime të çmuara, vlerësonte se “Pornografia” paraqitej në mënyrë shumë të përcaktuar; ai më këshillonte të shuaja prej andej disa nga gjurmët e mia, sipas mënyrës së kafshëve apo të disa piktorëve.
Por tashmë jam i lodhur nga gjithë keqkuptimet që mblidhen midis meje e lexuesit tim dhe, nëse do të kisha mundur, do ta kisha kufizuar akoma më tepër lirinë e tij për të më interpretuar.
26 Maj 2008