“The New York Times”: “Politika që ndoqi Ramiz Alia president”
Gazeta amerikane tregon përpjekjet e pasuesit të Enver Hoxhës. Dilemat mes hapjes së vendit dhe besnikërisë ndaj komunizmit
David Binder
Kohët e fundit u njoftua se Presidenti i Shqipërisë shpërndau një fjalim rreth politikës së brendshme dhe të jashtme, jo aq për brenda sesa jashtë vendit. Me ndonjë përjashtim, kjo thuajse u ishte adresuar vëzhguesve të Shqipërisë, vendit të vogël, të izoluar nga bota. Lexuesit e saj theksojnë se fjalimi, i titulluar “Shqipëria do të përparojë gjithmonë në rrugën e socializmit”, ku përfshinte disa nuanca të lehta rreth përpjekjeve të shtetit të izoluar të Europës Lindore, tregonte autoritetin e rëndë të politikës së mbajtur në muajt e fundit. Materiali ishte shpërndarë e përkthyer nga misionet diplomatike shqiptare nëpër botë, i përgatitur me një mbulesë të lëmuar dhe një fotografi të zotit Ramiz Alia, 59 vjeç, teksa fliste para një mikrofoni. Botimi u sigurua kur ai u shpërnda nga misioni shqiptar në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Ky është mesazhi i parë nga Ramiz Alia nxirrte si një dokument sanksionues, pasi ai është edhe sekretar i Parë i Partisë së Punës. Katër muaj e gjysmë pas vdekjes së Enver Hoxhës, udhëheqësit komunist më jetëgjatë, fjalimi ishte parë si një pohim i pranimit pa mëdyshje të Alisë si pasues. Më parë publikime të këtij lloji trajtoheshin vetëm te veprat voluminoze të zotit Hoxha.
Konsolidimi i pushtetit
Një tjetër shenjë e konsolidimit të pushtetit prej zotit Alia ishte treguar së fundi nga vejusha e zotit Hoxha, 64-vjeçarja Nexhmije Hoxha, anëtare e Komitetit Qendror të Partisë dhe në mënyrë të dukshme, akoma një figurë e fuqishme në politikën shqiptare.
Më 12 shtator, në një vizitë te hidrocentrali i sapondërtuar në Koman, të cilit i kanë vënë emrin e Enver Hoxhës, ajo foli në mënyrë glorifikuese për ish-bashkëshortin e saj, por gjithashtu, edhe për zotin Alia.
Mes elementeve të rinj që theksonte fjalimi i zotit Alia ishte; bërja e ditur e faktit se Shqipëria përfundimisht kishte nisur bisedimet e drejtpërdrejta me Britaninë për rikthimin e arit në vlerë 36 milionë dollarë, që dikur i përkiste familjes mbretërore të Zogut.
Ari ishte sekuestruar nga Italia në Luftën e Dytë Botërore, pastaj u dërgua në Wehrmacht dhe prej andej u transferua në një minierë kripe në Gjermani. Ai është mbajtur në Bankën e Anglisë dhe lëvizja e depozitës varej nga Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Për më tepër, presidenti Alia e donte se bisedimet përfshinin edhe pretendimet që nxirrte Britania për të ashtuquajturin incidenti i Korfuzit, i ndodhur më 22 tetor 1946, ku u goditën dy destrojerë britanikë në afërsi të bregdetit shqiptar, duke shkaktuar vdekjen e 38 marinarëve. Britania fitoi kompensim për incidentin me një vendim të Gjykatës Botërore. Zoti Alia tha se Shqipëria nuk ka përgjegjësi për minimin e kanalit, por çështja tani është sqaruar për herë të parë në tryezën e bisedimeve.
Një frankofon në Shqipëri
Zoti Alia nuk e përmendi Francën, me të cilën Shqipëria është duke parë mundësinë e përmirësimit të marrëdhënieve. Por, muajin e kaluar, një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jean-Michel Baylet, qëndroi 48 orë në Shqipëri, duke u takuar me kryeministrin Adil Çarçani, drejtues të tregtisë, arsimit dhe kulturës, ku u paraqitën me çdonjërin prej tyre ekspertë francezë; dhe me vetë presidentin Alia. Zoti Alia ka ndjekur Liceun francez në Tiranë në vitin 1940.
Por zoti Alia nuk e zuri në gojë dialogun e qeverisë së tij me Gjermaninë Perëndimore, i cili nisi më shumë se një vit më parë dhe është duke vazhduar në çështjet bazë, si marrëdhëniet diplomatike, por edhe për kërkesën e Shqipërisë që gjermanët iu detyrohen një farë kompensimi për shkatërrimet e ndodhura gjatë pushtimit të shkurtër nazist në Luftën e Dytë Botërore. Ai parashtroi më tepër disa nga prioritetet e menjëhershme të politikës së Shqipërisë dhe raportet me fqinjët e afërt.
“Dy popuj miq”
Për shembull, për Greqinë, me të cilën Shqipëria ka kultivuar lidhje më të ngushta, edhe kur zoti Hoxha ishte gjallë, zoti Alia foli rreth “progresit të dukshëm” në marrëdhëniet tregtare, kulturore, komunikacionet dhe turizmin. Gjithashtu ai foli për grekët në një kontekst të veçantë, duke aluduar për pretendimin se shqiptarët janë trashëgimtarë të popullit të lashtë të quajtur Ilir: “Ne kemi qenë dhe jemi dy popuj miq. Këta dy popuj, më të vjetrit në Ballkan, kanë ecur së bashku dhe u bënë miq prej fateve historike të përbashkëta”.
Disi më tërhequr ndaj Turqisë, pasardhëse e Perandorisë Otomane, e cila pushtoi vendet ballkanike për rreth 500 vjet dhe Shqipërinë deri në vitin 1912, zoti Alia, i lindur në një familje myslimane, tha: “Marrëdhëniet tona me Turqinë janë zhvilluar në mënyrë të harmonishme dhe në një atmosferë miqësore”. Ndërsa në drejtim të Italisë zoti Alia bëri një përkulje të sjellshme, duke theksuar “progresin e dukshëm” në shkëmbimet tregtare, kulturore dhe teknologjike. Në fakt, marrëdhëniet me Italinë, vend i cili e pushtoi Shqipërinë në vitin 1939 dhe për katër vjet mbajti një pushtet mbizotërues, mbase janë më të ngushta se me çdo vend tjetër të Perëndimit.
Ndërsa për Jugosllavinë, marrëdhëniet me të cilën kanë qenë thellësisht të trazuara përgjatë katër viteve të fundit për shkak të minoritetit etnik shqiptar, të rreth 2 milionë banorëve që ndodhen pikërisht përtej kufirit, në Republikën e Serbisë, zoti Alia u shpreh se ndien keqardhje.
Sulmon amerikanët dhe rusët
Të vetmin vend komunist që ai përmendi ishte Bashkimi Sovjetik, por ai e njehsoi atë bashkë me Shtetet e Bashkuara, duke thënë: “Vendi ynë kanë qenë dhe është kundërshtar i patundur i politikës agresive dhe ekspansioniste të imperializmit amerikan dhe social-imperializmit sovjetik”. “Qëndrimi ynë në drejtim të tyre do të mbetet i prerë dhe i qartë”, - tha ai. “Shqipëria nuk ka dhe nuk do të ketë marrëdhënie të çdo lloji me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Sovjetik. Ky qëndrim i yni nuk është konsekuencë e ndonjë teke apo frike. Ai është konsekuencë tërësisht e jona, e papajtueshmërisë me politikën imperialiste të cilën ata ndjekin”.
Për të shkurajuar ndonjë spekulim të tepërt, zoti Alia shtoi se në lidhje me zhvillimet pas vdekjes së zotit Hoxha, “ata që ëndërrojnë dhe presin ndryshime në linjën tonë, që interpretojnë veprimet e zakonshme politike dhe diplomatike të pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit, si ‘hapja’ e Shqipërisë apo ‘prirjet’ që të lidhësh më ngushtë në njërën palë apo palën tjetër, - janë harxhim kohe”.
Në këtë mënyrë, këto të lënë të kuptosh se presidenti Alia do të ndjekë rrënjësisht politikën e adoptuar nga zoti Hoxha 10 vjet më parë, duke shmangur çdo marrëdhënie të varur në drejtim të fuqive të mëdha, siç kanë qenë praktikisht lidhjet e mëparshme të Shqipërisë me Italinë, Gjermaninë, Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën.
Paralajmërime të skajshme
Pavarësisht izolimit të vendit, shijet e shoqërisë perëndimore të konsumit kanë hyrë në Shqipëri përmes televizionit, radios apo të gjurmëve që lënë çdo vit 4000 turistë të huaj.
Kjo shtytje paralajmërohej në mënyrë të skajshme në një nga numrat e organit periodik partiak, “Rruga e Partisë”, pikërisht në numrin e saj të korrikut. “Armiqtë tanë janë të panumërt. Ata bëjnë përpjekje vazhdimisht për diversione ideologjike përmes industrisë televizive, produkteve, reklamave dhe vizitorëve. Dhe ky është fakt; ata gjejnë mundësitë të shpërndajnë farën e djallit të tyre tek disa të rinj të papjekur. Dobësinë e fuqisë tonë goditëse ata e shfaqin me flokët e gjatë dhe pantallonat e ngushtë dhe nisin pastaj të kërkojnë të drejtat qytetare”.
Gjithashtu, besimi vazhdon të ngrejë kokën e tij në Shqipëri, ku ateizmi ka qenë politikë shtetërore, duke mos lejuar ceremonitë kishtare që nga viti 1967. E përmuajshme partiake shton në mënyrë të zymtë: “Ne po shohim një ringjallje të riteve të ndryshme fetare”.
Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 5 tetor 1985
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “Behind the albanian curtain, new chief settles in”
Përgatiti: Albert Gjoka
Në numrin e ardhshëm do të lexoni
Diktatorët e mëdhenj të Lindjes dhe kulti i tyre në popull
Gazeta rrëfen për të gjithë udhëheqësit komunistë në vendet e Europës Lindore
Si u ngritën në kult që nga koha e Stalinit udhëheqësit lindorë që nga Shqipëria deri në Korenë e Veriut
Egërsia e Enver Hoxhës, që e mbajti Shqipërisë për 40 vjet të izoluar dhe liderët e tjerë komunistë
Për më shumë, na ndiqni në numrin pasardhës
26 Maj 2008