E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshmi ju lutem Madhesia e germave Independent 25/12/2010 122100

Shkruan Denis Mekshejn anetar i Parlamentit ne Britani dhe ish-minister per Evropen. Ne vitet 2004-2010 ka qene perfaqesues i Britanise se Madhe ne Keshillin e Evropes.

Ne mes te periudhes se WikiLeaks-it nje tregim tjeter eksplodoi ne faqet e para ne mbare boten e qe pretendon se Kryeministri aktual i Kosoves Hashim Thaci ishte krimineli kryesor i perfshire ne vrasjen e njerezve per nxjerrjen e organeve te tyre per shitje.

Prej kohes se Pol Potit nuk jane bere deklarata te tilla per nje lider aktual ne detyre ne vendin e tij. Thaci u zgjodh ne dhjetor me vetem 34 te votuesve Kosovare qe e mbeshteten ate qe eshte pak me pak se Devid Kameruni dhe shume me teper se Xhorxh Bushi ne vitin 2000.

Asnje zgjedhje ne Ballkan nuk eshte pa akuza per parregullsi ne votime. Partite politike ne Kosove jane klanore te lidhura me interesa te dyshimta biznesi dhe te financuara pjeserisht nga diaspora kosovare.

Lideret politike kosovare sikur ata kroate malazeze shqiptare dhe maqedonas rregullisht jane te akuzuar shpeshhere edhe me drejtesi per shmangien e parave per vete ose per nevoja te partise politike.

Prandaj kur biznesi ne Ballkanin Perendimor eshte me teper i bazuar ne kontrabande te cigareve dhe trafikimin seksual skllav sesa ne aktivitetin legal ekonomik politikani qe nuk mund te akuzohet se e mban nje kompani te keqe me te vertete eshte nje shtaze e rralle.

Thaci nuk dallon. Por Thaci i cili ishte ne dhe jashte pushtetit per nje dekade operon si politikan qe per se afermi eshte i mbikeqyrur nga nje asortiment i trupave te Kombeve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian si dhe nga vezhguesit e jashtem dhe vizitoret.

Raporti qe ka shkaktuar tronditje ende nuk eshte miratuar nga Keshilli i Evropes me perjashtim te nje nenkomiteti te panumert te tij.

Eumlshte shkruar nga politikani i forte dhe avokati-prokuror zviceran-italian i quajtur Dik Marti. Ai eshte i afert me bashkevendesen e tij italiane avokate politike Karla del Ponte - libri i se ciles ne Itali kishte bere akuza identike me raportin e Martit.

Raporti i zotit Marti nuk eshte dokument preciz juridik. Ai permban teori te trazuara te politikes perendimore derisa ajo shpalosej ne krizen e Kosoves ne fund te viteve lsquo90.

Ne kete zoti Marti reflekton politizimin e Keshillit te Evropes i cili kur e pranoi Rusine si anetare ne vitin 1995 ishte perdorur me mjeshtri nga Kremlini per ti avancuar interesat diplomatike te Rusise.

Atje Rusia kishte kultivuar aleate ne blloqe te ndryshme politike. Ne Britani anetari liberal-demokrat i Parlamentit dhe anetar i Keshillit te Evropes Majk Hankok ishte akuzuar nga kryesuesi i grupit te te gjitha partive britanike parlamentare per Rusine se ne menyre flagrante ishte pro Rusise ne debatet ne Keshillin e Evropes.

Anetaret konservatore britanike te Parlamentit ne Keshillin e Evropes ulen ne te njejtin grup me delegacionin e zgjedhur nga Vladimir Putini.

Ruset me mbeshtetjen e anetareve britanike konservatore te Parlamentit kishin synuar ta vendosnin ish-anetarin e stafit te KGB-se si president te Keshillit te Evropes ne vitin 2008.

Shkurtimisht Keshilli i Evropes nuk eshte ndonje tubim pa interes i parlamentareve te Amnesty International ose te Human Rights Watch por eshte thellesisht trup i politizuar konfliktuoz ku shtetet mobilizohen per promovimin e mbeshtetjes per ceshtjet e tyre aktuale.

Prioritet i larte per Kremlinin ishte qe ta maksimalizonte mbeshtetjen per qendrimin anti-SHBA dhe anti-NATO ne Keshillin e Evropes. Rusia ka synuar kultivimin e aleateve per ta mbrojtur Serbine dhe shtetet e tjera sllave ose ortodokse nga kritikat.

Perpjekjet nga demokratet sociale te qendres nga Suedia per promovimin e pajtimit ndermjet serbeve dhe shqiptareve jane kundershtuar.

Gjera te tmerrshme ishin bere nga ushtaret serbe dhe paramilitaret ne Kosove pasi diplomacia e fuqishme e Ricard Hollbrukut ne Dejton para 15 vjetesh i ndali pasionet nacionaliste serbe te Milloshevicit per me tutje ne veri.

Fshatrat e vizituara te Kosoves dhe varrezat myslimane kane shume gurre varresh me njerezit e lindur ne data te ndryshme por te gjithe te vrare ne te njejten dite kur skuadrat serbe te ekzekutimit ishin terbuar.

Te njejtat gjera te tmerrshme ishin bere derisa disa kosovare kaluan nga rezistenca paqesore dhe pasive e gjate dy dekada nen Ibrahim Rugoven ne nje rezistence te armatosur te shkurter por intensive 15-18-muajshe perfshire edhe vrasje dhe trajtim brutal te bashkepunetoreve te regjimit ne stilin e rezistences franceze ne vitin 1944.

Ne vend qe te synohet paqe dhe pajtim kane ekzistuar perpjekje te vazhdueshme nga akset serbo-ruse ne Keshillin e Evropes per te pretenduar se Kosova eshte province kriminale separatiste e Beogradit qe nje dite do te kthehet nen pushtetin serb.

Diskreditimi i lidereve te ndryshem kosovare te cilet pothuajse te gjithe ne nje ose menyre tjeter moren pjese ne betejen rezistuese kunder Milloshevicit qe perfundonte me nderhyrjen Bler-Klinton te NATO-s ne vere te vitit 1999 ishte prioritet i larte per serbet dhe ruset.

Zoti Marti se bashku me te tjeret me qendrim armiqesor ndaj Shteteve te Bashkuara ne Keshillin e Evropes asnjehere nuk e ka fshehur kundershtimin e tij ndaj pavaresise se Kosoves. Ai i ka kundershtuar thirrjet qe Kosoves ti jepet status i anetarit ose i vezhguesit ne Keshillin e Evropes. Senatori Marti eshte njeri ne vete dhe sinqeriteti i tij nuk vjen ne pikepyetje. Ai beson ne ate qe beson. Por duke e lexuar raportin e tij me 19 mije fjale paraqitet nje problem. Atje nuk ekziston as nje emer i vetem ose nje deshmitar i vetem i akuzave se Thaci ishte i perfshire ne trafikim te organeve njerezore nga viktimat e vrara.

Senatori Marti i ben te gjitha per ta nxire emrin e Thacit duke e akuzuar ate se eshte pak me teper se kriminel i cili e ka shfrytezuar krizen ne Kosove per krijimin e operacionit te stilit mafioz.

Se keto praktika te padeshiruara kane ndodhur dhe do te ndodhin kudo ne bote nuk ka dyshim. Por zoti Marti ka deshtuar ta lidhe Thacin direkt me trafikun e organeve megjithese titulli shokues Trafikimi i paligjshem i organeve njerezore ne Kosove ishte parapare per ti maksimalizuar titujt.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›