“Honeymoon” triumfon në Festivalin e Filmit në Cleveland
SHBA- Filmi Honeymoon ose ‘Muaji i mjaltit”, i pari bashkëprodhim kinematografik serbo-shqiptar ka korrur suksesin e radhës. Filmi i regjisorit serb Goran Paskaljevic dhe regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, ka fituar cmimin e madh në Festivalin e 34 të Filmit në Cleveland, SHBA.
‘Honeymoon’ aktualisht po konkuron në Festivalin e Filmit në Hong Kong bashkë me filma të tjerë prestigjozë nga regjizorë mjaft të njohur si Fransua Ford Kopola, Roman Polanski, Marko Belokio, Coen Brothers etj.
Për pjesën shqiptare të filmit drejtor i saj ishte Gjergj Xhuvani dhe skenarist Ulljet Alicka. Filmi flet për dy cifte të reja të sapomartuar, njëri shqiptar dhe tjetri serb, jeta e të cilëve shkon mjaft keq. Në fakt dy historitë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën por kanë një fat të përbashkët. Filmi ka konkuruar edhe në Festivalin e Venecias në shtator 2009 dhe është pritur mjaft mirë nga shikuesit.
(e.n/News24/BalkanWeb)