E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëshmia e 8-vjeçarit: Anglezët më abuzuan

 

TIRANE – Dëshmi rrëqethëse në Gjykatën e Tiranës ka dhënë dje i mituri 8-vjeçar, me të cilin është abuzuar seksualisht 4 vjet më parë në qendrën “Fëmijët e tij” në Tiranë. I mituri tregoi para gjykatës se si Dino Christodoulou e zhvishte dhe e fuste në krevat. Fëmija me iniciale H.M pohoi para gjykatës se “xhaxhi Dino” e prekte në vendet intime, ndërsa i thoshte fjalë të pista. Dëshmia tronditëse është dëgjuar dje në seancën e radhës në ngarkim të Dino Christodoulou dhe Robin Arnold, të akuzuar për abuzime seksuale me të miturit. Seanca në ngarkim të dy britanikëve është zhvilluar në ambientet e Gjykatës për Krimet e Rënda. Shkak për këtë është bërë prania në këtë gjykatë e aparaturave të nevojshme për një video-konferencë. I mituri 8-vjeçar ka folur nga një tjetër sallë e gjykatës, për të shmangur përballjen e tij me të pandehurit. Ai ka qenë i shoqëruar nga një psikologe, për shkak të brishtësisë së moshës dhe për vetë rrethanat delikate për të cilat do të dëshmonte. Në një seancë me dyer të mbyllura H.M., tregoi përpara togave të zeza gjithë “ferrin”, që kishte përjetuar gjatë qëndrimit të tij në qendrën “Fëmijët e tij” të drejtuar nga David Braun, i dënuar tashmë nga drejtësia shqiptare me 20 vjet burg. Burime brenda në sallë pohuan se dëshmia e të miturit zgjati rreth 1 orë, ndërsa më parë ai kishte identifikuar të pandehurit nëpërmjet fotove të tyre. “Gjatë dëshmisë fëmija prekej teksa fliste”, pohuan burimet. “Xhaxhi Dino më hiqte të brendshmet dhe më fuste në krevatin e tij”, u mësua të ketë thënë i mituri në Gjykatë.              ar.ba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›