E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshmia e Anibal Bashës para Gjykatës së Krimeve të Rënda

Në rast se po, në çfarë periudhe dhe në çfarë detyre?
Kam punuar në SHIK nga nëntori i 1992 deri në janar 1999,
në detyrën e inspektorit.
Në kohën që ju keni punuar në këtë vend pune nga kush
drejtohej
Shërbimi Informativ në Tiranë?
Shefat janë ndërruar. Fillimisht kemi punuar me Kokonën
në vitin 1992. Pastaj ai është ndërruar, ka ardhur një tjetër.
Me Behar Bicin, me Mehmet Hoxhollin. Beni ka qenë vonë,
rreth ‘96-ës.
Në detyrën që kryeje nga kush keni pasur varësi
direkte?
Nga ‘94 deri në ‘96-ën kam qenë në varësi të degës së
parë nga Ilir Kumbaro.
Nëse gjatë kohës që keni qenë në krye të kësaj detyre
keni dijeni për marrjen në pyetje të shtetasve Ziso
Kristopuli, Remzi Hoxha, Abdyl Loshaj? Në rast se
po, në ç‘rrethana?
Kam dijeni vetëm për Avdyl Loshajn.
Në ç‘rrethana dhe çfarë dini rreth këtij personi?
Kam shumë pak dijeni. Kam qenë duke dalë nga zyra me
kolegun tim, Skënder Shehu. Kemi qenë duke zbritur si
zakonisht për të shkuar për të marrë detyrën. Jemi kthyer
te shkallët. Na ka kthyer shefi. Na ka thënë që sot nuk do të
dilni në zonë, do të ngarkoheni me një detyrë tjetër. Është
ndaluar një person dhe do të merret në pyetje. Por duke
qenë se s‘kam inspektorë të tjerë se i kam shpërndarë në
punë, do jeni të pranishëm. Pyetjet ia kam bërë unë, tha ai.
Ju vetëm do të asistoni. Kur të mbarojë punë do më njoftoni.
Kemi qëndruar me personin. Pasi kemi mbaruar punë
ja kemi dorëzuar kryetarit të degës. Më nuk jam marrë me
të.
Kishte njeri tjetër në zyrë?
Po, ishte ai i bazës.
Kush ia bëri pyetjet?
I kishte bërë Iliri përpara. Ne thjesht kemi asistuar.
Personi që e merrnit në pyetje kush ishte?
Një djali i ri. Kemi qëndruar me atë personin. Ishte një djalë
i ri. Ato shënimet pasi kemi mbaruar punë ia kemi dërguar
kryetarit të degës. Më mbrapa nuk jam marrë më me të.
Iliri ishte një nga personat e pranishëm.
Ju çfarë bëtë konkretisht?
Të njëjtën gjë.
Kush ia drejtoi pyetjet? A kishte person tjetër aty?
Pyetjet ia kam drejtuar unë dhe kolegu im, Skënderi. Ka
qenë edhe një tjetër njeri i bazës, nuk më kujtohet. Pyetjet
i kishte bërë Iliri që më përpara. Ne vetëm kemi asistuar.
Kush ishte ky personi që ishte marrë në pyetje?
Ky djali ri e kishte emrin Armando (Avdyl) Loshaj
A keni dijeni se çfarë u bë më tej me këtë person?
Nuk e di se çka bërë se vetëm atë gjysmë dite e kam parë.
Shënimet e tij më pas ia kaluam kryetarit të degës dhe
ikëm në punën tonë.
Ka ndodhur gjatë kësaj kohe ndonjë ngjarje me këtë
person në Drejtorinë e Tiranës?
Thuhet që ka bërë një tentativë të iki. Thuhet, sepse unë
nuk e di.
Keni dijeni për hedhjen e këtij personi nga ambientet
e kësaj drejtorie?
Besoj se kjo është, tentativa për të ikur.
A keni dijeni të mëtejshme për këtë person, për pengmarrjen?
Jo nuk kam.
Po në lidhje me këta dy personat e tjerë Remzi Hoxha
dhe Ziso Kristopuli?
Jo, jo. Vetëm kur i dorëzuam ato shënimet Ilirit.
Avokati i Sefgjinit: Në deklarimet tuaja keni thënë se
Avdyl Loshaj ka qenë spiun...
Është e njëjta gjë, zbulues dhe spiun
Avokati i Kumbaros: Nga pamja kishte shenja dhune?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›