E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqit e kapur për prostitucion s‘kanë lidhje me shkollën e Medresesë

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, si
institucioni i vetëm zyrtar i përfaqësimit
të myslimanëve shqiptarë në vendin
tonë, pasi është vënë në dijeni me anë
të mediave dhe pikërisht nga lajmi në
gazetën "Shqip", me titull "Turqit e Medresesë,
klientë prostitutash", menjëherë
ka reaguar duke kontaktuar me Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë, si burimi i këtij
informacioni i cituar në artikull. Sipas
burimeve zyrtare nga brenda policisë, dy
shtetasit turq të kapur në flagrancë, janë
punonjës të një firme ndërtimi dhe nuk
kanë asnjë lidhje me shkollën e Medresesë.
Në deklaratën e policisë thuhej se: "Dy
turqit janë me banim të përkohshëm te
Medreseja". Në këtë rast aludohet për
lagjen ku ata banonin dhe jo për shkollën
"Medreseja H. Mahmud Dashi", pavarësisht
se një lagje me një emërtim të tillë
nuk ekziston zyrtarisht në kryeqytet. Titulli
i këtij lajmi ngjalli reagim si te prindërit
e nxënësve të Medresesë, ashtu edhe te
stafi mësimdhënës për vetë ndjeshmërinë
e tij ndaj një fenomeni të tillë. Dy bashkëdrejtorët
e shkollës Hiqmet Patozi dhe
Fatih Ufuk u shprehën se në godinën e
shkollës që ata drejtojnë nuk banon asnjë
nënshtetas, qoftë shqiptar apo i huaj, me
banim të përkohshëm apo të përhershëm.
Medreseja e Tiranës, e cila është një nga
shkollat më të vjetra në kryeqytet, është
një institucion arsimor i Komunitetit
Mysliman të Shqipërisë, ku aktualisht mësojnë
380 nxënës dhe ka një staf mësimdhënës
të përbërë prej nënshtetasve turq
dhe shqiptarë, një kuadër arsimor ky i
miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e
Shkencës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›